Shqipëria Postuar më 25 October 2026, 11:42

Rama prezanton paketën e re ligjore me gjashtë ndërhyrje kundër dhunës urbane/ Kryeministri njofton dhe prezantimim e Projektbuxhetit 2027

Nga SCAN TV
Rama prezanton paketën e re ligjore me gjashtë ndërhyrje

 

Kryeministri Edi Rama ka  prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.
Rama theksoi se kjo paketë,  ka një bazë shumë të qartë: protesta paqësore mbrohet; dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga ai që e shkakton.

“Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendrën e Tiranës, ku PD doli nga prapavija mu në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe nga të gjitha burimet e kësaj flame antidemokratike, jini të sigurt se edhe këtë flamë fatkeqësie jonatyrore do ta shuajmë me patjetër. Ata që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian e që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentë, por që ne fakt më shumë se sa studentë përfaqësojnë edhe vetë krimin e organizuar" - tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri Rama theksoi se do të adresohen kërkesat legjitime të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët presin më shumë drejtësi në rishpërndarjen e të ardhurave nga rritja e ekonomisë dhe më shumë garanci në shkallën e meritës në punë.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të prezantohet në ditët e para të kësaj jave, vjen me plot risi pozitive në drejtim të familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët dhe të rinjve e studentëve.
Rama theksoi se pas një pune intensive në bashkëpunim me ekspertët europianë si dhe në koordinim të ngushtë me partnerët italianë e francezë, duke u mbështetur në modelin e adaptuar së fundmi prej tyre përballë të njëjtës flamë antidemokratike bazuar gjithashtu në jurisprudencën e gjykatës europiane kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë urbane.
“Kjo paketë ligjore ka një bazë parimore shumë të qartë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Çdo masë e propozuar është përputhur me nenin 47 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, nenin 11 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, udhëzimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it për lirinë e tubimit paqësor” - tha Rama.

Kryeministri tha se përgjegjësia është gjithmonë vetjake, si dhe çdo kufizim i rëndësishëm është i kontrollueshëm nga gjykata.

“Paketa përbëhet nga 6 instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin. Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël; një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve; disa ndryshime në ligjin për tubimet; një regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë; një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”1 shtoi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

Rama theksoi se kjo paketë, ka një bazë shumë të qartë: protesta paqësore mbrohet; dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga ai që e shkakton.

“Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendrën e Tiranës, ku PD doli nga prapavija mu në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe nga të gjitha burimet e kësaj flame antidemokratike, jini të sigurt se edhe këtë flamë fatkeqësie jonatyrore do ta shuajmë me patjetër. Ata që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian e që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentë, por që ne fakt më shumë se sa studentë përfaqësojnë edhe vetë krimin e organizuar" - tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri Rama theksoi se do të adresohen kërkesat legjitime të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët presin më shumë drejtësi në rishpërndarjen e të ardhurave nga rritja e ekonomisë dhe më shumë garanci në shkallën e meritës në punë.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të prezantohet në ditët e para të kësaj jave, vjen me plot risi pozitive në drejtim të familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët dhe të rinjve e studentëve.

Rama theksoi se pas një pune intensive në bashkëpunim me ekspertët europianë si dhe në koordinim të ngushtë me partnerët italianë e francezë, duke u mbështetur në modelin e adaptuar së fundmi prej tyre përballë të njëjtës flamë antidemokratike bazuar gjithashtu në jurisprudencën e gjykatës europiane kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

“Kjo paketë ligjore ka një bazë parimore shumë të qartë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Çdo masë e propozuar është përputhur me nenin 47 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, nenin 11 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, udhëzimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it për lirinë e tubimit paqësor” - tha Rama.

Kryeministri tha se përgjegjësia është gjithmonë vetjake, si dhe çdo kufizim i rëndësishëm është i kontrollueshëm nga gjykata.

“Paketa përbëhet nga 6 instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin. Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël; një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve; disa ndryshime në ligjin për tubimet; një regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë; një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat