Shqipëria Postuar më 27 October 2026, 10:18

Marrëveshja Shqipëri dhe Itali – Zgjatet njohja e lejeve të drejtimit edhe për 5 vite të tjera

Nga Edel Strazimiri

Marrëveshja Shqipëri dhe Itali – Zgjatet njohja e lejeve të

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Vendimi garanton vijimësinë e procedurave për konvertimin e lejeve të drejtimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarët e të dy vendeve mund të vijojnë të përfitojnë nga procedurat e konvertimit, sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet përkatëse. Zgjatja synon të lehtësojë procedurat administrative për personat që jetojnë në vendin tjetër dhe kanë nevojë të konvertojnë lejen e drejtimit.

Njoftimi u bë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat