Lajme Postuar më 26 October 2026, 16:19

Ura e Vjosës, firmoset kontrata për rishikimin e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve

Nga SCAN TV

Ura e Vjosës, firmoset kontrata për rishikimin e projektit dhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rishikimin e projektit të zbatimit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës dhe rrugën lidhëse. Marrëveshja me kompaninë IRD Engineering S.r.l. është pjesë e Projektit për Ndërtimin e Urave të Qëndrueshme, të financuar nga Banka Botërore.

Sipas ARRSH-së, pas nënshkrimit të kontratës do të nisë puna në terren për verifikimet dhe piketimet, paralelisht me konsultimet me njësitë vendore dhe palët e interesuara. Projekti synon të përmirësojë ndërlidhjen rajonale dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të zonës.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Një hap i rëndësishëm për infrastrukturën rrugore në Shqipëri! 🇦🇱

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli dhe Drejtori i IRD Engineering S.r.l. nënshkruan sot kontratën për Rishikimin e Projekt-Zbatimit dhe Mbikëqyrjen e Punimeve për Urën e Vjosës dhe Rrugën Lidhëse, në kuadër të Projektit për Ndërtimin e Urave të Qëndrueshme, financuar nga Banka Botërore.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës do të fillojë puna në terren me verifikimet, piketimet dhe paralelisht me konsultimet me njësitë vendore dhe palët e interesuara.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të ndërlidhjes rajonale përmes zhvillimit të rrjetit rrugor dhe përmirësimit të infrastrukturës, duke kontribuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
 
 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat