Ministri Hoxha me ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike themeli i rrugës evropiane të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka patur sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend. Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor. Ai theksoi se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes, një parim që vlen si në Shqipëri ashtu edhe kudo tjetër në Evropë.
Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ligjshmërisë e proporcionalitetit të të gjitha veprimeve të autoriteteve publike.
Ministri Hoxha rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për dialog në çdo kohë, kudo dhe me këdo që nuk është i përfshirë në akte dhune. Ai e cilësoi dialogun si një vlerë demokratike dhe mënyrën më të mirë për të kapërcyer dallimet, për të adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara së bashku.
Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar.
“Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.
Ministri Hoxha vlerësoi shkëmbimin e hapur me partnerët evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të synimit të përbashkët për një të ardhme në Bashkimin Evropian.
Ura e Vjosës, firmoset kontrata për rishikimin e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rishikimin e projektit të zbatimit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës dhe rrugën lidhëse.......
Eficenca energjetike në konvikte - Bilali: Synohet përmirësimi i kushteve për studentët
Komisioni parlamentar për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Gjermaninë, që parashikon financimin e......
AI për faturat e energjisë - Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim
Inteligjenca artificiale do të përdoret për të kontrolluar leximin e matësve të energjisë elektrike, me synimin për të reduktuar gabimet në regjistrimin e......
Gjirokastër-Kakavijë, autostradë - ARRSH synon zgjerimin e rreth 24 km rrugë, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Me një fond limit prej gati 100 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit rrugor Gjirokastër –......
Kuvendi, “ujë të ftohtë” ERRU - Kërkon monitorim më të fortë dhe ndryshime ligjore për kontrollin e investimeve
Kuvendi kërkon forcimin e rolit të Entit Rregullator të Ujit në monitorimin e performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, në kushtet kur rritja e......
Transparencë për biznesin - Musabelliu: Projektligji i QKB, një hap drejt mbylljes së negociatave për Kapitullin 6
Digjitalizimi i shërbimeve, rritja e transparencës dhe lidhja e regjistrit tregtar shqiptar me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa......
Optimistë për shëndetin? 95.8% e të rinjve e vlerësojnë pozitivisht, tejkalojnë BE
Në vitin 2025, 95.8% e të rinjve shqiptarë të moshës 16 deri në 29 vjeç e vlerësonin shëndetin e tyre si të mirë ose shumë të mirë, duke e renditur Shqipërinë......
Pensionet globale, në rrezik - Jetëgjatësia rrit kostot. Lindshmëria e ulët pakëson kontribuesit në skemat e së ardhmes
Sistemet e pensioneve në mbarë botën po përballen me një krizë demografike. Njerëzit po jetojnë më gjatë, ndërsa lindshmëria po bie, duke rritur presionin mbi......

