EKSKLUZIVE/ Paketa Fiskale 2027, SCAN zbardh draftin me 7 ndryshimet kryesore

Paketa Fiskale 2027 pritet të sjellë një sërë ndryshimesh në sistemin e taksave dhe në marrëdhëniet e bizneseve me administratën tatimore. Qeveria parashikohet ta shqyrtojë dhe miratojë gjatë kësaj jave, së bashku me projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, përpara dërgimit të tyre në Kuvend.
SCAN TV ka siguruar ekskluzivisht detaje nga ndryshimet që parashikohen në paketën e re fiskale, e cila përfshin katër projektligje që ndërhyjnë në legjislacionin për akcizat, tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat dhe procedurat tatimore.
Një nga ndërhyrjet më interesante lidhet me forcimin e kufizimeve për pagesat dhe arkëtimet me para në dorë. Në ndryshimet e propozuara në ligjin për procedurat tatimore parashikohen masa të reja për kufizimin e transaksioneve cash, si pjesë e harmonizimit me masat administrative që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve.
Ndryshime parashikohen edhe për akcizat e duhanit. Paketa përmban një kalendar të ri për periudhën 2027–2033, ndërsa propozohet të shtohen kategori të reja të produkteve të duhanit që do t'i nënshtrohen akcizës. Një tjetër ndryshim teknik lidhet me biodiezelin, për të cilin njësia e taksimit pritet të kalojë nga lekë për kilogram në lekë për litër.
Në fushën e tatimit mbi të ardhurat, paketa parashikon përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale për kategori të caktuara individësh dhe të vetëpunësuarish. Në listën e përfituesve përfshihen personat me statusin e të verbrit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat shurdhëmemecë dhe invalidët e punës.
Një tjetër risi është krijimi i një skeme të re fiskale për sponsorizimet në art, kulturë dhe sport. Sipas propozimit, parashikohet një zbritje deri në 3% të të ardhurave vjetore, me një kufi maksimal prej 30 milionë lekësh për subjekt dhe një tavan prej 2 miliardë lekësh në rang vendi. Kjo masë synon të krijojë mundësi të reja për financimin e këtyre sektorëve nga bizneset private.
Paketa parashikon gjithashtu reduktimin e burokracive për bizneset, përmes eliminimit të dorëzimit të dyfishtë të pasqyrave financiare pranë administratës tatimore dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Në ligjin për procedurat tatimore priten edhe ndryshime në mënyrën e trajtimit të parapagimeve të tatimit mbi fitimin, si dhe rishikim i afateve të kontrolleve tatimore gjatë çregjistrimit të bizneseve. Gjithashtu, parashikohen masa administrative për dorëzimin me vonesë të dokumentacionit të transferimit të çmimeve.
Ndërkohë, sa i përket Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, një tjetër propozim është zgjatja e regjimit të veçantë për Bursën Shqiptare të Energjisë deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Këto janë disa nga ndryshimet kryesore të parashikuara në Paketën Fiskale 2027, ndërsa normat konkrete të akcizave, kufijtë e rinj të pagesave cash dhe modalitetet e zbatimit të masave të tjera pritet të qartësohen me publikimin e teksteve të plota të projektligjeve.
Miratimi i pritshëm i paketës në qeveri gjatë kësaj jave do t'i hapte rrugë shqyrtimit parlamentar të ndryshimeve, të cilat do të përcaktojnë një pjesë të rregullave të reja fiskale për vitin 2027.
Ministri Hoxha me ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike themeli i rrugës evropiane të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka patur sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të......
Ura e Vjosës, firmoset kontrata për rishikimin e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rishikimin e projektit të zbatimit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës dhe rrugën lidhëse.......
Eficenca energjetike në konvikte - Bilali: Synohet përmirësimi i kushteve për studentët
Komisioni parlamentar për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Gjermaninë, që parashikon financimin e......
AI për faturat e energjisë - Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim
Inteligjenca artificiale do të përdoret për të kontrolluar leximin e matësve të energjisë elektrike, me synimin për të reduktuar gabimet në regjistrimin e......
Gjirokastër-Kakavijë, autostradë - ARRSH synon zgjerimin e rreth 24 km rrugë, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Me një fond limit prej gati 100 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit rrugor Gjirokastër –......
Kuvendi, “ujë të ftohtë” ERRU - Kërkon monitorim më të fortë dhe ndryshime ligjore për kontrollin e investimeve
Kuvendi kërkon forcimin e rolit të Entit Rregullator të Ujit në monitorimin e performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, në kushtet kur rritja e......
Transparencë për biznesin - Musabelliu: Projektligji i QKB, një hap drejt mbylljes së negociatave për Kapitullin 6
Digjitalizimi i shërbimeve, rritja e transparencës dhe lidhja e regjistrit tregtar shqiptar me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa......
Optimistë për shëndetin? 95.8% e të rinjve e vlerësojnë pozitivisht, tejkalojnë BE
Në vitin 2025, 95.8% e të rinjve shqiptarë të moshës 16 deri në 29 vjeç e vlerësonin shëndetin e tyre si të mirë ose shumë të mirë, duke e renditur Shqipërinë......

