Taksë 32% për pagat e larta - Gjokutaj: Paketa fiskale kërkon analiza më të thelluara për kostot që rëndojnë biznesin

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për vitin 2027 pritet të sjellin ndryshime në taksimin e konsumit, turizmit dhe të ardhurave personale. Por, sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, masat ngrejnë pikëpyetje për efektet te bizneset dhe qytetarët, në kushtet kur mungojnë analizat e plota për kostot dhe konsultimi i mjaftueshëm me grupet e interesit
“Në qoftë se e nisim me TVSH-në së pari, TVSH-ja edhe pse duket sikur ruhet për ushqimet dhe ato çfarë janë produkte bazë, në fakt në kushtet e një informaliteti i cili vazhdon të ngelët në nivele të larta, natyrisht që vetë qeveria e ka argumentuar që nuk mund të zbatojë një politikë uljesh, por si duket e detyruar nga rrethana është kryer kjo. Por, nga ana tjetër, rritja me 1% e normës standarde dhe rritja edhe e asaj kategorie të industrisë së turizmit e cila deri më sot duket sikur ruhej, natyrisht që i prek dhe në mungesë të analizave të forta dhe të diskutimeve të cilat duhen t'i para-rendin kësaj, natyrisht që do ndikojë jo pozitivisht, duke përfshirë këtu edhe atë çfarë ndikojnë në transmetimin e saj, që përveç informalitetit është dhe korrupsioni.”
Ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat parashikojnë një normë prej 32% për pagat e larta mbi 700 mijë lekë në muaj. Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, kjo masë kërkon analizë të kujdesshme, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë në konkurrueshmërinë e Shqipërisë dhe në tërheqjen e profesionistëve të huaj.
“Pjesa tjetër që lidhet me tatimin mbi të ardhurat, ku rritet për një kategori të caktuar tatimi për kategoritë e pagave të larta mbi 7 milionë lekë të vjetra në muaj, vetë tatimi për herë të parë është shifër 32%, natyrisht dhe kjo është një politikë e cila duhet të jetë shumë transparente, shumë e analizuar dhe kjo nuk shkon për sa kohë kemi të bëjmë, për exemplu, me ata që ftohen të vijnë në Shqipëri dhe kanë të bëjnë me turin, të cilët vijnë pikërisht për taksat e ulëta, pra nuk e di sa shkon në sinkron. Nga ana tjetër, edhe tatimet e pagave vërtet mund të bien, por duhen analizuar me kostot tërësi të bizneseve të cilat nuk kanë problem thjesht vetëm taksat, por kanë të bëjnë konkurrueshmërinë, kanë të bëjnë me mënyrën se si ato vendosen në treg dhe pjesët e formalizimit, të cilat duke pasur kosto të larta nuk mundësojnë pikërisht zbatimin e politikave ashtu siç parashikojnë, aq më tepër kur mungon dhe konsultimi apo konsultimi është i pamjaftueshëm dhe jo ai cilësor, natyrisht që i japin atë efekt që neve kemi parë në gjithë vitet e përparshme. Për sa i përket pjesëve të tjera të lidhura me tò, që kanë të bëjnë me uljen e pragut të TVSH-së, kjo është një tjetër politikë e cila mund të duket se mund të shtojë bazën dhe të shtojë llogaritë e asaj çfarë lidhen me bazën tatimore, por do prodhojë dhe kundërreagimin i cili në Shqipëri, duke qenë se nuk arrihet dot kemi një kontroll të tillë që ta zotërojë në mënyrë të plotë pjesën e bazës tatimore, do prodhojë efekte të tilla që në aspektin e një analize kosto-përfitime mund shumë mund të bjerë kosto sesa përfitimet e llogaritura në letër.”
Sipas Gjokutajt, mungesa e konsultimit me biznesin dhe e analizave të mirëfillta mbi kostot e masave fiskale rrezikon të shtojë pasigurinë për sipërmarrjen. Sfidë mbetet jo vetëm rritja e të ardhurave në buxhet, por edhe formalizimi i ekonomisë dhe lufta kundër korrupsionit, në mënyrë që ndryshimet fiskale të sjellin rezultate konkrete.
Rezervuarë nëntokësorë në Lanë - Projekti për ujitjen e 50 mijë m² gjelbërim
Dy rezervuarë nëntokësorë me kapacitet të përgjithshëm rreth 63 mijë litra ujë parashikohet të ndërtohen përgjatë lumit Lanë, në Tiranë. Strukturat do të......
Cilat janë taksat që ndryshojnë? - Paketa fiskale/ Ulje në 6% e TVSH për ushqime, lehtësim individëve me paga të larta
Viti 2027 do të nisë me një sërë ndryshimesh në taksat dhe tatime për biznesin dhe qytetarët. Konkrerisht, në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, qeveria......
132 mln euro importe energjie - KESH blen 17.9 mln euro për të mbuluar konsumin deri në 1 nëntor
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë këtij viti ka arritur në rreth 132 mln euro, pas procedurës më të......
Si ndryshon Banka Qendrore? - Ligji i ri ndalon financimin monetar të institucioneve publike dhe rritje të kapitalit bazë
Me ndryshimet e reja në ligjin për Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit nuk mund të financojë qeverinë apo institucione të tjera publike. Banka Qendrore, organet......
Shoqëri për Strehimin Social - Shoqëria e re aksionare do të menaxhojë banesat
Shqipëria pritet të ketë një kompani të posaçme shtetërore për zhvillimin dhe administrimin e banesave sociale dhe të përballueshme. Projektligji i ri për......
Mbetjet minerare bëhen pasuri - Nisma/ Ripërpunim materialeve të mbetura
Mbetjet e krijuara nga aktivitetet minerare në Shqipëri mund të kthehen në një burim të ri ekonomik, në vend që të mbeten vetëm materiale të depozituara në......
“Turizmi mban ekonominë” - BB: Rritje prej 3.4% në 2026 falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit
Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje prej 3.4% në 2026, falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit. Banka Botërore parashikon rritje......
TVSH, Shqipëria sfidon rajonin/ Norma e shportës ushqimore prej 6% do na rendiste pas Maqedonisë së Veriut
Shqipëria pritet të ndryshojë rrënjësisht pozicionin e saj në Ballkanin Perëndimor sa i përket tatimit mbi produktet ushqimore bazë. Nga vendi me normën më të......

