Shqipëria Postuar më 27 October 2026, 13:36

Ndryshon çmimi për HEC-et/ ERE rillogarit faturat për prodhuesit me përparësi, efekti financiar 207 mln lekë  

Nga Ola Mitre

Ndryshon çmimi për HEC-et/ ERE rillogarit faturat për

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit ekzistues me përparësi, pas vendimit të gjykatës që u ka dhënë të drejtë prodhuesve në çështjen e bonusit për burimet e rinovueshme. Në mbledhjen e fundit të Bordit të ERE-s u vendos përllogaritja e çmimit me bonusin 1.3, në vend të koeficientit 1.2, që ishte vendosur nga qeveria në vitin 2020.

ERE kërkon që OSHEE të raportojë sasitë e energjisë dhe faturat për secilin prodhues që preket nga vendimi, duke përfshijë edhe prodhuesit që mund të kenë dalë në tregun e lirë, për shkak të përfundimit të periudhës 15-vjeçare të mbështetjes. Ndërkohë që, efekti financiar përllogaritet në rreth 207 mln lekë. 

Në vitin 2020, qeveria vendosi uljen e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.3 në 1.2. Koeficienti është pjesë e metodologjisë mbi bazën e së cilës përllogaritet çmimi me të cilin hidrocentraleve deri në 15 MW iu blihet energjia nga shteti. Në atë kohë, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme argumentonte se ndryshimi godiste investimet e kryera në këtë sektor dhe cenonte sigurinë juridike të kontratave koncesionare.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat