Ndryshime fiskale pa konsultim - Shoqatat e biznesit shprehin rezerva për paketën fiskale

Disa shoqata të biznesit kanë shprehur rezerva për paketën fiskale 2027, që parashikon rritje të barrës fiskale për sipërmarrjen.
Shoqata “Pro-eksport Albania” kërkon që të mos përsëritet praktika e vendimmarrjeve të njëanshme, siç ka ndodhur në vitet e mëparshme, pa një konsultim real dhe pa analizuar ndikimin në sektorët prodhues. Sipas këtij grupimi që përfaqëson industrinë fason, rritja e propozuar e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimi i tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%, përbëjnë një barrë shtesë për sipërmarrjet. Ndërkohë, lehtësimi i tatimit mbi pagat nuk prek segmentin e pagave minimale dhe të mesme të ulëta, ku përqendrohet pjesa më e madhe e punonjësve të industrisë sonë dhe ku, sipas nesh, ndërhyrja ishte më e nevojshme.
Nga ana tjetër, shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” kundërshton çdo ndryshim që hartohet pa konsultim real dhe transparent me komunitetin e biznesit.
“Vlerësimet paraprake flasin për rreth 85 milionë euro barrë shtesë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe dividendin, si dhe për përfshirjen e rreth 17 516 tatimpaguesve të rinj në skemën e TVSH-së”, theksohet në reagimin e këtij grupimi të biznesit.
Sipas tyre, nëse konfirmohen, ndryshimet do të pakësonin fitimin pas tatimit dhe fondet për investime e modernizim të prodhimit. Rritja e TVSH-së mund të ushtrojë presion mbi çmimet ose marzhet e fitimit, duke rrezikuar kërkesën dhe konkurrueshmërinë, veçanërisht në turizëm.
Për bizneset e vogla që përfshihen në TVSH, shtohen detyrimet e deklarimit dhe administrimit, si dhe mund të rritet nevoja për likuiditet.
“Pa masa efektive kundër informalitetit, barra shtesë mbi aktivitetin e deklaruar rrezikon të thellojë konkurrencën e pandershme”, theksohet në qëndrimin e shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”.
Prioritet, frenimi i emigracionit - Asambleja rajonale Euro-Mesdhetare: Politika konkrete për të mbështetur të rinjtë
Politikat për punësimin dhe mbështetjen e të rinjve, që t’u krijojnë mundësi të ndërtojnë jetën në vendet e tyre, ishin në fokus të seancës së 17-të të......
Ndryshon çmimi për HEC-et/ ERE rillogarit faturat për prodhuesit me përparësi, efekti financiar 207 mln lekë
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit ekzistues me përparësi, pas vendimit të gjykatës që u ka......
Thethi, më i shtrenjti/Çmimet e AirBNB ndryshojnë ndjeshëm në destinacionet e vjeshtës
Vjeshta në Shqipëri vijon të tërheqë një numër të konsiderueshëm turistësh, të cilët zgjedhin të vizitojnë qytetet historike, destinacionet malore dhe qendrat......
Europa dominon turizmin - Kërkesa për akomodim turistik pritet të rritet me 32% deri në vitin 2036
Europa pritet të mbetet një nga qendrat kryesore të turizmit global edhe gjatë dekadës së ardhshme, me rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe kërkesës për......
Ngadalësohet energjia e pastër - Rrjetet e pamjaftueshme dhe barrierat tregtare frenojnë zgjerimin global
Bota pritet të shtojë më pak kapacitete të energjisë së pastër në vitin 2026, për herë të parë pas pesë vitesh. Zhvillimi po frenohet nga rrjetet e......
TVSH, sa përfitojnë qytetarët? Me normën 6% pazari mund të kushtojë 805 lekë më pak
Sa do të ndryshonte fatura e një pazari nëse TVSH-ja për ushqimet bazë do të ulej nga 20% në 6%? Një skenar hipotetik i Scan Intel, bazuar në të dhënat e......
Serbia, në udhëkryq - Hapet rruga për reforma. Ekonomia dhe siguria energjetike, nën presion
Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi mund të krijojë mundësi për përmirësimin e qeverisjes dhe zbatimin e reformave strukturore, por......
Taksë 32% për pagat e larta - Gjokutaj: Paketa fiskale kërkon analiza më të thelluara për kostot që rëndojnë biznesin
Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për vitin 2027 pritet të sjellin ndryshime në taksimin e konsumit, turizmit dhe të ardhurave personale. Por, sipas......

