TVSH, sa përfitojnë qytetarët? Me normën 6% pazari mund të kushtojë 805 lekë më pak

Sa do të ndryshonte fatura e një pazari nëse TVSH-ja për ushqimet bazë do të ulej nga 20% në 6%? Një skenar hipotetik i Scan Intel, bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave, tregon se konsumatorët mund të kursenin teorikisht rreth 805 lekë nga një pazar me 23 produkte ushqimore, nëse ulja e propozuar e tatimit do të reflektohej plotësisht në çmimet e shitjes.
Për të matur ndikimin e mundshëm të reformës janë përzgjedhur 23 artikuj që lidhen me kategoritë e ushqimeve bazë të parashikuara në projektligj, duke përdorur çmimet mesatare të periudhës janar-gusht 2026 referuar INSTAT.
Në shportën hipotetike janë përfshirë buka, mielli, qumështi, kosi natyral, vezët, orizi, makaronat, vaji i lulediellit, vaji i ullirit, mishi i pulës, viçit dhe derrit, peshku i freskët, si dhe fruta, perime, fasule dhe sheqer.
Përllogaritja është bërë duke marrë nga një kilogram për çdo produkt që matet me peshë, nga një litër qumësht dhe për secilin lloj vaji, si dhe një kokërr vezë. Pra, nuk bëhet fjalë për konsumin mujor të një familjeje, por për një pazar të standardizuar që mundëson krahasimin e drejtpërdrejtë të dy normave tatimore.
Nga 6,903 lekë, pazari mund të zbresë në 6,098 lekë
Sipas përllogaritjeve, vlera e përgjithshme e këtij pazari me çmimet aktuale, që përfshijnë TVSH-në prej 20%, arrin në 6,903 lekë.
Nëse për të njëjtat produkte do të zbatohej norma e reduktuar e TVSH-së prej 6%, duke supozuar se çmimet pa tatim mbeten të pandryshuara, vlera e këtij pazari do të zbriste teorikisht në rreth 6,098 lekë.
Kjo përkthehet në një kursim prej 805 lekësh, ose 11.7% të shumës fillestare.
Efekti i mundshëm bëhet më i kuptueshëm nëse marrim një produkte veçmas.
Për shembull, një kilogram mish viçi, me çmim mesatar prej 1,221.6 lekësh, do të kushtonte teorikisht rreth 1,079 lekë me TVSH 6%, ose afërsisht 143 lekë më pak.
Megjithatë, këto janë llogaritje hipotetike dhe jo çmime të garantuara. Kursimi real do të varet nga gatishmëria e bizneseve për ta transferuar uljen e tatimit te konsumatorët.
Njëkohësisht, lista përfundimtare e produkteve që do të përfitojnë nga TVSH-ja 6% pritet të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Reforma e propozuar për vitin 2027 synon të ulë barrën tatimore mbi konsumin bazë, ndërsa norma standarde e TVSH-së parashikohet të rritet nga 20% në 21%.
Serbia, në udhëkryq - Hapet rruga për reforma. Ekonomia dhe siguria energjetike, nën presion
Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi mund të krijojë mundësi për përmirësimin e qeverisjes dhe zbatimin e reformave strukturore, por......
Taksë 32% për pagat e larta - Gjokutaj: Paketa fiskale kërkon analiza më të thelluara për kostot që rëndojnë biznesin
Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për vitin 2027 pritet të sjellin ndryshime në taksimin e konsumit, turizmit dhe të ardhurave personale. Por, sipas......
Rezervuarë nëntokësorë në Lanë - Projekti për ujitjen e 50 mijë m² gjelbërim
Dy rezervuarë nëntokësorë me kapacitet të përgjithshëm rreth 63 mijë litra ujë parashikohet të ndërtohen përgjatë lumit Lanë, në Tiranë. Strukturat do të......
Cilat janë taksat që ndryshojnë? - Paketa fiskale/ Ulje në 6% e TVSH për ushqime, lehtësim individëve me paga të larta
Viti 2027 do të nisë me një sërë ndryshimesh në taksat dhe tatime për biznesin dhe qytetarët. Konkrerisht, në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, qeveria......
132 mln euro importe energjie - KESH blen 17.9 mln euro për të mbuluar konsumin deri në 1 nëntor
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë këtij viti ka arritur në rreth 132 mln euro, pas procedurës më të......
Si ndryshon Banka Qendrore? - Ligji i ri ndalon financimin monetar të institucioneve publike dhe rritje të kapitalit bazë
Me ndryshimet e reja në ligjin për Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit nuk mund të financojë qeverinë apo institucione të tjera publike. Banka Qendrore, organet......
Shoqëri për Strehimin Social - Shoqëria e re aksionare do të menaxhojë banesat
Shqipëria pritet të ketë një kompani të posaçme shtetërore për zhvillimin dhe administrimin e banesave sociale dhe të përballueshme. Projektligji i ri për......
Mbetjet minerare bëhen pasuri - Nisma/ Ripërpunim materialeve të mbetura
Mbetjet e krijuara nga aktivitetet minerare në Shqipëri mund të kthehen në një burim të ri ekonomik, në vend që të mbeten vetëm materiale të depozituara në......

