Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

Pas 15 vitesh, Shqipëria mund t'i japë fund taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant. Ky ndryshim mund të krijojë hapësirë për uljen e çmimit të naftës dhe benzinës.
Në kushtet kur çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare po rriten dhe qytetarët po paguajnë karburant gjithnjë e më shtrenjtë, qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e një ndërhyrje strukturore të rëndësishme duke ndryshuar strategjinë e taksimit të karburanteve. Në prill të këtij viti, qeveria miratoi një mekanizëm që redukton me 20% akcizën në rastet kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër. Por tashmë po diskutohet mundësia e një ndërhyrje strukturore dhe në këtë rast, ndërhyrja e parashikuar është heqja e taksës së qarkullimit dhe transferimi i saj te taksa e automjeteve. Kjo lëvizje mund të amortizonte edhe më tej rritjen e pakontrolluara të çmimit të karburanteve që vjen nga tregjet nga ku Shqipëria i importon ato.
Por si do kompensohen të ardhurat e munguara?
Në fakt kjo lëvizje nuk do të prodhojë mangësi në arkën e shtetit. Burime të besueshme i thanë SCAN se heqja e taksës së qarkullimit mund të shoqërohet me rritjen e taksave vjetore të automjeteve, me rritjen e taksës për automjetet e luksit dhe më futjen në skemën e taksimit edhe të makinave elektrike.
Qëllimi është kompensimi i të ardhurave që buxheti i shtetit do të humbiste nga kjo masë, duke synuar ruajtjen e nivelit të përgjithshëm të arkëtimeve.
Ende mbetet për t'u përcaktuar niveli i taksave të reja, mënyra e përllogaritjes së tyre dhe diferencimi sipas kategorive të automjeteve. Këta elementë do të përcaktojnë se cilët drejtues do të përfitojnë nga ulja e mundshme e çmimit të karburantit dhe cilët mund të përfundojnë duke paguar më shumë në total.
Ndryshimi do të kishte edhe një ndikim të konsiderueshëm në strukturën e të ardhurave buxhetore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës 2023–2025, buxheti i shtetit ka arkëtuar mesatarisht rreth 21,7 miliardë lekë në vit nga taksa e qarkullimit, ndërsa vetëm në vitin 2025 të ardhurat arritën në rreth 24,2 miliardë lekë. Kjo është një shumë e konsiderueshme që do të duhej të kompensohej përmes mekanizmit të ri të taksimit.
Efekti më i drejtpërdrejtë i reformës do të ishte te çmimi i karburanteve. Aktualisht, taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër dhe mbi këtë shumë aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%. Për rrjedhojë, heqja e saj do të krijonte hapësirë për një ulje teorike të çmimit final të naftës dhe benzinës deri në 32,4 lekë për litër. Megjithatë, ulja reale do të varej nga transferimi i plotë i efektit fiskal në çmimet e tregtimit.
Ndërkohë nëse kjo masë do aplikohej sëbasshku me masën provizore që është aktualisht në fuqi si masë e jashtëzakonshme, atëhere çmimi I karburanteve do ulej dhe më tej dhe qeveria do të kishte edhe më shumë mjete në dorë për të amortizuar rritjet që mund të pësojnë tregjet ndërkombëtare.
Propozimi përfaqëson edhe një kthesë historike në politikën fiskale. Në gusht të vitit 2011, Shqipëria ndërmori reformën e kundërt, duke hequr taksën fikse vjetore të qarkullimit dhe duke zhvendosur taksimin drejt konsumit të karburantit. Taksa mbi karburantet u vendos fillimisht në masën 5 lekë për litër, për t'u rritur gradualisht në 27 lekë në vitin 2015, nivel në të cilin ka mbetur deri më sot.
Për momentin, masa mbetet në nivel propozimi dhe zbatimi i saj do të varet nga finalizimi dhe miratimi i ndryshimeve përkatëse ligjore.
Rama reagon ndaj kritikëve: Miratojmë 10 miliardë euro buxhet dhe paketën fiskale më ambicioze
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave lidhur me Paketën Fiskale 2027 të propozuar nga qeveria. Përmes një statusi në rrjete sociale, ai ka bërë me......
Pagat, tatim me 3 fasha - Ulje për ato nën 300 mijë lekë, rritje për ato mbi 700
Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi pritet të ndryshojë, duke kaluar nga dy në tri fasha tatimore. Paketa Fiskale 2027, e përgatitur nga qeveria, parashikon......
Dy gjimnaze të reja në Tiranë - Projektet/ Një godinë në Rrugën e Elbasanit, tjetra në Kopshtin Botanik
Një godinë e vjetër trekatëshe në Rrugën e Elbasanit, e destinuar fillimisht për përdorim spitalor, por që aktualisht është e braktisur dhe e amortizuar, do......
Karakaçi: Mbyllen 5 km e parë deri në Pezë, brenda nëntorit tenderi për pjesën e mbetur
Rikonstruksioni i 5 km të parë të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa ka përfunduar, teksa Autoriteti Rrrugor Shqiptar ka kontraktuar edhe rikonstruksionin për 9......
Ndryshime fiskale pa konsultim - Shoqatat e biznesit shprehin rezerva për paketën fiskale
Disa shoqata të biznesit kanë shprehur rezerva për paketën fiskale 2027, që parashikon rritje të barrës fiskale për sipërmarrjen. Shoqata “Pro-eksport......
Prioritet, frenimi i emigracionit - Asambleja rajonale Euro-Mesdhetare: Politika konkrete për të mbështetur të rinjtë
Politikat për punësimin dhe mbështetjen e të rinjve, që t’u krijojnë mundësi të ndërtojnë jetën në vendet e tyre, ishin në fokus të seancës së 17-të të......
Ndryshon çmimi për HEC-et/ ERE rillogarit faturat për prodhuesit me përparësi, efekti financiar 207 mln lekë
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit ekzistues me përparësi, pas vendimit të gjykatës që u ka......
Thethi, më i shtrenjti/Çmimet e AirBNB ndryshojnë ndjeshëm në destinacionet e vjeshtës
Vjeshta në Shqipëri vijon të tërheqë një numër të konsiderueshëm turistësh, të cilët zgjedhin të vizitojnë qytetet historike, destinacionet malore dhe qendrat......

