Shqipëria Postuar më 28 October 2026, 15:28

Mbështetje për studentët - Rama: Bursa 25 mijë lekë për ata në nevojë, përfitojnë edhe në master

Nga Fabjona Pasho

Mbështetje për studentët - Rama: Bursa 25 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e bursave për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike në 25 mijë lekë në muaj dhe shtrirjen e kësaj mbështetjeje edhe në nivelin master. Gjatë komunikimit të 28 tetorit, ai prezantoi edhe masa të parashikuara për strehimin dhe praktikat e punës së studentëve.

“Të gjithë studentëve që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike bursa u rritet me plus 15 mijë lekë të reja, pra u bëhet praktikisht sa një gjysmë page minimale, 25 mijë lekë dhe u shtrihet edhe në nivelin master”, deklaroi Rama.

Rama njoftoi gjithashtu se parashikohet një formulë e re për përfshirjen e studentëve në praktikat e punës me pagesë.

“Po ashtu, do të sjellim edhe një risi për praktikat e punës, duke vendosur kusht për biznesin që sipas një formule të caktuar, të punësojë studentë me një gjysmë page minimale”, u shpreh ai.

Sa i përket projektligjit për strehimin social, shefi I qeverisë tha se parashikon lehtësi për studentët dhe çiftet e reja.

Duke iu referuar mbështetjes ekzistuese, Rama tha se 60% e studentëve përfitojnë të paktën një formë ndihme të drejtpërdrejtë nga shteti. Sipas shifrave të paraqitura prej tij, 10.152 studentë janë të përjashtuar plotësisht nga tarifa universitare, ndërsa për 27.050 të tjerë qeveria mbulon gjysmën e saj.

Insider 28 October Angelo Haruni

Insider

E martë, e enjte, 20:00

Ekopol 28 October Aurora Sulçe

Ekopol

E hënë, e mërkurë 20:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat