Lajme Postuar më 28 October 2026, 14:26

Dy uljet e mëdha/ Rama prezanton paketën fiskale me 10 pika, hiqet taksa e qarkullimit

Nga Elisabeta Dosku
Dy uljet e mëdha/ Rama prezanton paketën fiskale me 10 pika, hiqet

 

Një paketë fiskale për vitin 2027 e listuar në 10 pika kryesore, është prezantuar nga Kryeministri Edi Rama.  Nga ulja e TVSH-së për ushqimet në 6%, tek rritja e TVSH-së së përgjithshme në 21 %, rritja e tatimit mbi dividentin në 15 %, tatimi me tre fasha i pagave, rritja TVSH- për sektorin e turizmit në 10 %,  ulja pragut të TVSH për bizneset në 5 milionë lekë, si dhe taksimi i tregtisë online.

“Ulim TVSH për Ushqimet nga 20% në 6% për qind. 150 milionë euro shkojnë në xhepat e konsumatorëve. Rrisim TVSH-në në 21 % në formë rishpërndarjeje. Nuk rrisim tatim-fitimin për korporatat. Rrisim tatimin mbi dividendin e korporatave nga 8 në 15 %.  Ulim barrën tatimore për pagat 200-300 mije lekë.  Vendosim një prag te ri tatimi mbi pagën 700 mijë lekë të reja. TVSH për bizneset deri ne xhiro vjetore 5 milionë lekë,  sepse nuk mund të lejojmë që shumë biznese të vogla ti shërbejnë si gucaka bizneseve më të mëdha për tu fshehur. Dhe kjo duhet të shërbejë si paralajmërim për bizneset më të vogla. Taksa zëroi mbi fitimin për bizneset e vogla deri në 140 milionë lekë. Rrisim TVSH për turizmin nga 6 deri në 10 për qind, duke përjashtuar agroturizmin Ekonomia digjitale, sistem i ri taksimi për tregtinë digjitale dhe influencuarve”. 

“Një super taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh duke i refuzuzar ti japin me qira. Një super taksë prone për vilat në bregdet dhe ata duhet të paguajnë më shumë dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave dhe një super taksë për makinat e luksit”.

“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës. Do ta ulim automatikisht 32  lekë në pompë dhe taksën do e vendosim tek makina dhe e mbledhim nga DPSHT. Taksë qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”. 

Njëkohësisht, Kryeministri theksoi se pranë Ministrisë së Financave do krijohet Byroja e Specializuar për Kontrollin e të Ardhurave. Sipas tij, të gjithë individët me të ardhura të larta,  do të plotësojnë një formular, i cili do të jetë shumë i ngjashëm me formularin e deklarimit të pasurisë që mbushin prej vitesh funksionarët publikë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat