Ryanair ul fluturimet - Mbyllja e bazës në Selanik prek 200 punonjës dhe kufizon destinacionet

Kompania ajrore Ryanair ka nisur mbylljen graduale të bazës së saj në aeroportin “Maqedonia” në Selanik, duke reduktuar ndjeshëm fluturimet dhe destinacionet nga ky qytet. Vendimi, i paralajmëruar që në maj, shoqërohet me largimin e tre avionëve që qëndronin në aeroport.
Avioni i parë është zhvendosur në Torino, ndërsa dy të tjerët do të transferohen në Stokholm dhe Tiranë. Rreth 200 pilotë dhe anëtarë të ekuipazhit janë prekur nga ky vendim, me një pjesë të tyre të transferuar në baza të tjera evropiane, ndërsa të tjerë kanë mbetur pa punë.
Ryanair nuk do t’i ndërpresë plotësisht fluturimet nga Selaniku, por do të ulë numrin e destinacioneve me rreth dhjetë dhe frekuencën e fluturimeve në disa linja. Ndryshimet prekin veçanërisht lidhjet me Romën, Milanon, Vjenën, Brukselin dhe disa qytete gjermane.
Kompania argumenton se tarifat e aeroportit, të menaxhuar nga Fraport, janë tepër të larta dhe jokonkurruese, sidomos gjatë sezonit dimëror. Sipas saj, rritja e tarifave aeroportuale neutralizoi uljen e taksës shtetërore për pasagjerët që nisen nga aeroporti.
Sipas të dhënave të publikuara, pas uljes së taksës shtetërore nga 12 në 3 euro për pasagjer, Fraport rriti tarifën e saj nga 7,35 në 17,52 euro, si dhe tarifën e sigurisë nga 2,94 në 3,39 euro. Nga ana tjetër, Fraport e konsideron vendimin e Ryanair si një strategji presioni për të siguruar kushte më të favorshme financiare.
Reduktimi i fluturimeve pritet të ndikojë te udhëtarët, pasi në disa destinacione linjat e lëna bosh nga Ryanair janë zëvendësuar nga kompani të tjera, por me më pak fluturime dhe bileta më të shtrenjta.
Tregtia Kosovë-Gjermani/ Rriten investimet dhe bashkëpunimi në energji, teknologji dhe prodhim
Tregtia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë arriti rreth 600 milionë euro në vitin 2025, duke shënuar rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin......
Brezi që sfidon sistemin - Nga pakënaqësia te ndryshimi, të rinjtë vënë në provë pushtetin
Protestat e të rinjve të Gen Z po përhapen në disa vende evropiane, të nxitura nga rritja e kostos së jetesës, korrupsioni, mungesa e mundësive ekonomike dhe......
Britania shtrëngon buxhetin - Londra synon të lehtësojë kostot për familjet pa tronditur tregjet financiare
Ministri britanik i Financave, John Healey, pritet të prezantojë një buxhet të kujdesshëm, mes presionit nga rritja e kostove të energjisë dhe shqetësimeve......
Shtrenjtohen produktet e shportës - Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027
Kompanitë e mëdha globale të ushqimeve dhe produkteve të përditshme paralajmërojnë shtrenjtim të mëtejshëm gjatë vitit 2027, për shkak të rritjes së kostove......
Turizëm me përgjegjësi - Nisma nga Malta synon të rikthejë përfitimet turistike tek banorët vendas
Rritja e turizmit ndërkombëtar po sjell të ardhura të mëdha për hotelet dhe bizneset, por për banorët e shumë destinacioneve po shoqërohet me rritje të......
Përplasja për buxhetin - Deficiti 70 mld euro i Ukrainës ndërlikon negociatat e BE-së për financat e ardhshme
Bashkimi Evropian përballet me një sfidë të dyfishtë financiare, teksa negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të ardhshëm përplasen me nevojën për të mbuluar......
Kina frenon IA-në - Pekini kufizon eksportet teknologjike përballë rivalitetit me SHBA-në
Kina po përgatit kufizime të reja për eksportin e teknologjive të inteligjencës artificiale, duke synuar të mbajë brenda vendit modelet më të avancuara,......
Tirana dominon sigurimet - Rreth 63% e primeve të shkruara bruto vijnë nga kryeqyteti, ku paguhen edhe më shumë dëme
Tirana është qarku ku paguhen më shumë prime sigurimi në Shqipëri, por edhe aty ku kompanitë e sigurimit paguajnë dëmet më të larta. Sipas të dhënave për......

