Tirana dominon sigurimet - Rreth 63% e primeve të shkruara bruto vijnë nga kryeqyteti, ku paguhen edhe më shumë dëme

Tirana është qarku ku paguhen më shumë prime sigurimi në Shqipëri, por edhe aty ku kompanitë e sigurimit paguajnë dëmet më të larta. Sipas të dhënave për primet e shkruara bruto dhe dëmet e paguara sipas qarqeve, kryeqyteti zë pjesën dërrmuese të tregut të sigurimeve.
Vetëm Tirana përbën rreth 63% të primeve të sigurimit në vend, me një vlerë prej 17.1 miliardë lekësh. Pra, gati dy të tretat e parave të paguara për sigurime vijnë nga kryeqyteti, më shumë se vitin e kaluar. Edhe për dëmet, Tirana mban peshën më të madhe, afro 66% të totalit të paguar nga kompanitë.
Pas Tiranës renditet Durrësi, i cili përfaqëson rreth 6.6% të primeve të sigurimit në vend, me afro 1.8 miliardë lekë. Durrësi zë gjithashtu rreth 8% të dëmeve të paguara
Në qarqet e tjera, pesha e primeve është dukshëm më e ulët. Korça përbën rreth 4.7% të totalit, Fieri 4.5% dhe Vlora rreth 4.2%.
Por këto shifra tregojnë vlerën e tregut të sigurimeve në secilin qark dhe jo domosdoshmërisht përqindjen e banorëve që janë të siguruar. Diferencat mund të ndikohen nga numri i banorëve, automjeteve, bizneseve dhe pronave, si edhe nga vlera e policave të sigurimit.
Primet janë pagesat që qytetarët dhe bizneset bëjnë për t’u siguruar, ndërsa dëmet janë paratë që kompanitë paguajnë kur ndodh një ngjarje e mbuluar nga kontrata.
Buxheti, vë në fokus punësimin - Rritje e punësimit të të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara deri në vitin 2029
Rreth 10000 të rinj synohet të punësohen çdo vit përmes programeve të tregut të punës. Sipas objektivave të buxhetit afatmesëm, në vitin 2027 parashikohet......
Sa do të jetë papunësia? FMN parashikon një normë prej 8.7% për Shqipërinë në vitin 2026
Normat e papunësisë vijojnë të shfaqin dallime të konsiderueshme mes vendeve të ndryshme të botës, duke reflektuar zhvillimet ekonomike, demografike dhe......
74 mijë mjete të regjistrura/ 9- mujori, rreth 80% e regjistrimeve janë autovetura
Tregu i automjeteve në Shqipëri vijon të dominohet nga autoveturat me motorë tradicionalë, por automjetet elektrike dhe hibride po fitojnë gjithnjë e më shumë......
265 mln euro për pensionistët - Buxheti/ 10 miliardë euro për 2027-ën, rriten investimet
Buxheti i shtetit për vitin 2027 planifikohet të arrijë në shifrën e rreth 907.9 miliardë lekëve apo 10 miliardë eurove. Në raport me buxhetin e vitit 2026,......
Sa borxh ka Shqipëria? - Detyrimet në shtator, 24.6 miliardë lekë më të ulëta se në 2025. Përbëjnë 49.3% të PBB-së
Borxhi publik i Shqipërisë ka zbritur në rreth 1.377 trilionë lekë në fund të muajit shtator, duke shënuar një rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar.......
Sa para duhen të jetosh ‘rehat’/ Me €723 hyn në shtresën e mesme të lartë, por a mjaftojnë?
Për t'u përfshirë në shtresën me të ardhura të mesme të larta në Shqipëri, një person që jeton vetëm duhet të ketë të ardhura neto prej të paktën €723 në......
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket
Pas 15 vitesh, Shqipëria mund t'i japë fund taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant. Ky ndryshim mund të krijojë hapësirë për uljen e çmimit......
Rama reagon ndaj kritikëve: Miratojmë 10 miliardë euro buxhet dhe paketën fiskale më ambicioze
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave lidhur me Paketën Fiskale 2027 të propozuar nga qeveria. Përmes një statusi në rrjete sociale, ai ka bërë me......

