Buxheti, vë në fokus punësimin - Rritje e punësimit të të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara deri në vitin 2029

Rreth 10000 të rinj synohet të punësohen çdo vit përmes programeve të tregut të punës. Sipas objektivave të buxhetit afatmesëm, në vitin 2027 parashikohet punësimi i 9 950 personave të moshës 16-29 vjeç. Në vitin 2028, ky numër synohet të arrijë në 10000, ndërsa për vitin 2029 parashikohen 10100 të rinj të punësuar.
Një tjetër objektiv lidhet me qëndrueshmërinë e punësimit edhe pas përfundimit të programeve mbështetëse. Përfituesit e programeve të nxitjes së punësimit që vijojnë të jenë në punë synohet të arrijnë në 70% në vitin 2027 dhe 71% në periudhën 2028-2029, nga 69% në vitin 2026. Edhe formimi profesional shihet si një instrument për të lehtësuar hyrjen në tregun e punës. Objektivi është që përqindja e të papunëve që mbeten në punë pas përfundimit të kurseve të formimit profesional të rritet nga 67% në vitin 2026, në 68% në vitin 2027, 69% në vitin 2028 dhe 70% në vitin 2029.
Në të njëjtën kohë, parashikohet zgjerimi i mundësive të punësimit për grupet që përballen me më shumë vështirësi në tregun e punës. Përmes ndërmjetësimit dhe programeve të nxitjes së punësimit, synohet të punësohen rreth 520 persona me aftësi të kufizuara në vitin 2027 dhe rreth 530 në secilin prej viteve 2028 dhe 2029. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe punësimit të grave. Deri në vitin 2029, synohet që 71% e grave të papuna të përfshira në programet e nxitjes së punësimit të vijojnë të jenë në punë pas përfundimit të tyre, kundrejt objektivit prej 69% për vitin 2026.
Ndërkohë, për personat që përfitojnë pagesë papunësie, objektivi është rritja e punësimit përmes ndërmjetësimit dhe programeve mbështetëse. Numri i të punësuarve nga ky grup parashikohet të arrijë në 2030 në vitin 2027, 2040 në vitin 2028 dhe 2050 në vitin 2029. Paralelisht, synohet të rritet edhe numri i personave të papunë që regjistrohen ose certifikohen në kurset e formimit profesional, nga 13300 në vitin 2027, në 13500 në vitin 2029.
Sa do të jetë papunësia? FMN parashikon një normë prej 8.7% për Shqipërinë në vitin 2026
Normat e papunësisë vijojnë të shfaqin dallime të konsiderueshme mes vendeve të ndryshme të botës, duke reflektuar zhvillimet ekonomike, demografike dhe......
74 mijë mjete të regjistrura/ 9- mujori, rreth 80% e regjistrimeve janë autovetura
Tregu i automjeteve në Shqipëri vijon të dominohet nga autoveturat me motorë tradicionalë, por automjetet elektrike dhe hibride po fitojnë gjithnjë e më shumë......
265 mln euro për pensionistët - Buxheti/ 10 miliardë euro për 2027-ën, rriten investimet
Buxheti i shtetit për vitin 2027 planifikohet të arrijë në shifrën e rreth 907.9 miliardë lekëve apo 10 miliardë eurove. Në raport me buxhetin e vitit 2026,......
Sa borxh ka Shqipëria? - Detyrimet në shtator, 24.6 miliardë lekë më të ulëta se në 2025. Përbëjnë 49.3% të PBB-së
Borxhi publik i Shqipërisë ka zbritur në rreth 1.377 trilionë lekë në fund të muajit shtator, duke shënuar një rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar.......
Sa para duhen të jetosh ‘rehat’/ Me €723 hyn në shtresën e mesme të lartë, por a mjaftojnë?
Për t'u përfshirë në shtresën me të ardhura të mesme të larta në Shqipëri, një person që jeton vetëm duhet të ketë të ardhura neto prej të paktën €723 në......
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket
Pas 15 vitesh, Shqipëria mund t'i japë fund taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant. Ky ndryshim mund të krijojë hapësirë për uljen e çmimit......
Rama reagon ndaj kritikëve: Miratojmë 10 miliardë euro buxhet dhe paketën fiskale më ambicioze
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave lidhur me Paketën Fiskale 2027 të propozuar nga qeveria. Përmes një statusi në rrjete sociale, ai ka bërë me......
Pagat, tatim me 3 fasha - Ulje për ato nën 300 mijë lekë, rritje për ato mbi 700
Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi pritet të ndryshojë, duke kaluar nga dy në tri fasha tatimore. Paketa Fiskale 2027, e përgatitur nga qeveria, parashikon......

