Përplasja për buxhetin - Deficiti 70 mld euro i Ukrainës ndërlikon negociatat e BE-së për financat e ardhshme

Bashkimi Evropian përballet me një sfidë të dyfishtë financiare, teksa negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të ardhshëm përplasen me nevojën për të mbuluar deficitin prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës për vitin 2027.
Sipas vlerësimeve, rreth dy të tretat e kësaj shume, afërsisht 46 miliardë euro, pritet të sigurohen nga vendet e BE-së, ndërsa pjesa tjetër nga aleatë si Britania e Madhe, Kanadaja, Norvegjia dhe Japonia. Një nga alternativat kryesore është marrja e borxhit të përbashkët nga vendet anëtare.
Për shkak të urgjencës, samiti i posaçëm i liderëve evropianë më 26 dhe 27 nëntor do të zgjasë dy ditë, me diskutimet që do të përfshijnë si financimin e Ukrainës, ashtu edhe buxhetin e ardhshëm të Unionit.
Edhe pse zyrtarisht janë dy çështje të ndara, politikisht ato po ndërthuren gjithnjë e më shumë. Negociatat për buxhetin kanë nxjerrë në pah përplasjen mes vendeve që kërkojnë shkurtime të shpenzimeve dhe atyre që synojnë të mbrojnë fondet për bujqësinë dhe kohezionin ekonomik.
Një tjetër faktor që shton presionin janë zgjedhjet presidenciale në Francë. Marine Le Pen, kandidate e së djathtës ekstreme dhe kundërshtare e mbështetjes financiare për Ukrainën, ka premtuar të ndalë ndihmën franceze për Kievin dhe të kufizojë kontributin e vendit në buxhetin e BE-së.
Diplomatët evropianë paralajmërojnë se vendimet duhet të merren përpara se fushata zgjedhore franceze të ngushtojë hapësirën për kompromis. Megjithatë, nuk ka konsensus nëse urgjenca për Ukrainën do ta lehtësojë apo do ta vështirësojë marrëveshjen për buxhetin.
Disa vende që kërkojnë kufizimin e shpenzimeve janë gjithashtu ndër mbështetëset kryesore të Ukrainës, ndaj mund të pranojnë një buxhet më të madh për të garantuar financimin e Kievit. Nga ana tjetër, vendet që kundërshtojnë shkurtimet e fondeve të kohezionit mund të refuzojnë një marrëveshje që i vë përballë zgjedhjes mes interesave të tyre kombëtare dhe mbështetjes për Ukrainën.
Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia kanë sinjalizuar se mund të përjashtohen nga çdo skemë borxhi të përbashkët për Kievin, ndërsa Bullgaria pritet të ndjekë të njëjtën linjë.
Me çmimet e energjisë dhe kostot e huamarrjes ende të larta, negociatat pritet të jenë të vështira. Brukseli synon të gjejë një zgjidhje deri në fund të vitit, por ndarjet mes vendeve anëtare rrezikojnë të pengojnë si buxhetin e ardhshëm, ashtu edhe sigurimin e fondeve jetike për Ukrainën.
Kina frenon IA-në - Pekini kufizon eksportet teknologjike përballë rivalitetit me SHBA-në
Kina po përgatit kufizime të reja për eksportin e teknologjive të inteligjencës artificiale, duke synuar të mbajë brenda vendit modelet më të avancuara,......
Tirana dominon sigurimet - Rreth 63% e primeve të shkruara bruto vijnë nga kryeqyteti, ku paguhen edhe më shumë dëme
Tirana është qarku ku paguhen më shumë prime sigurimi në Shqipëri, por edhe aty ku kompanitë e sigurimit paguajnë dëmet më të larta. Sipas të dhënave për......
Buxheti, vë në fokus punësimin - Rritje e punësimit të të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara deri në vitin 2029
Rreth 10000 të rinj synohet të punësohen çdo vit përmes programeve të tregut të punës. Sipas objektivave të buxhetit afatmesëm, në vitin 2027 parashikohet......
Sa do të jetë papunësia? FMN parashikon një normë prej 8.7% për Shqipërinë në vitin 2026
Normat e papunësisë vijojnë të shfaqin dallime të konsiderueshme mes vendeve të ndryshme të botës, duke reflektuar zhvillimet ekonomike, demografike dhe......
74 mijë mjete të regjistrura/ 9- mujori, rreth 80% e regjistrimeve janë autovetura
Tregu i automjeteve në Shqipëri vijon të dominohet nga autoveturat me motorë tradicionalë, por automjetet elektrike dhe hibride po fitojnë gjithnjë e më shumë......
265 mln euro për pensionistët - Buxheti/ 10 miliardë euro për 2027-ën, rriten investimet
Buxheti i shtetit për vitin 2027 planifikohet të arrijë në shifrën e rreth 907.9 miliardë lekëve apo 10 miliardë eurove. Në raport me buxhetin e vitit 2026,......
Sa borxh ka Shqipëria? - Detyrimet në shtator, 24.6 miliardë lekë më të ulëta se në 2025. Përbëjnë 49.3% të PBB-së
Borxhi publik i Shqipërisë ka zbritur në rreth 1.377 trilionë lekë në fund të muajit shtator, duke shënuar një rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar.......
Sa para duhen të jetosh ‘rehat’/ Me €723 hyn në shtresën e mesme të lartë, por a mjaftojnë?
Për t'u përfshirë në shtresën me të ardhura të mesme të larta në Shqipëri, një person që jeton vetëm duhet të ketë të ardhura neto prej të paktën €723 në......

