Kina frenon IA-në - Pekini kufizon eksportet teknologjike përballë rivalitetit me SHBA-në

Kina po përgatit kufizime të reja për eksportin e teknologjive të inteligjencës artificiale, duke synuar të mbajë brenda vendit modelet më të avancuara, ndërsa kompanive të huaja do t’u lejohet të përdorin shërbimet kineze përmes platformave online dhe cloud.
Projekt-rregullat, të publikuara më 16 tetor, përfshijnë 23 teknologji të reja, mes tyre modele të avancuara të IA-së, sisteme autonome dhe teknologji për projektimin e çipave e funksionimin e qendrave të mëdha kompjuterike. Disa transferime teknologjike jashtë vendit do të kërkojnë miratimin e autoriteteve kineze.
Masat mund të ndikojnë te kompani si DeepSeek, Moonshot dhe Z.AI, të cilat ofrojnë modelet e tyre për klientët ndërkombëtarë, por mbështeten edhe te qendrat e të dhënave jashtë Kinës për të siguruar akses në procesorë të avancuar, eksporti i të cilëve kufizohet nga SHBA-ja.
Zhvilluesit kinezë po kërkojnë sqarime nëse do të mund të trajnojnë dhe operojnë modelet e tyre më të fuqishme në serverë jashtë vendit. Një skenar i mundshëm është krijimi i versioneve të veçanta për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Kufizimet shtrihen edhe te investimet e huaja dhe transaksionet që mund të vendosin teknologjinë kineze nën kontrollin e kompanive të huaja. Në fillim të këtij viti, Pekini i kërkoi Meta-s të zhbënte blerjen e startup-it të inteligjencës artificiale Manus, në një marrëveshje me vlerë mbi 2 miliardë dollarë.
Projekt-rregullat përcaktojnë kritere për identifikimin e modeleve që do të kufizohen, duke marrë parasysh fuqinë kompjuterike të nevojshme për trajnim, numrin e parametrave dhe renditjen në vlerësimet ndërkombëtare.
Propozimet janë të hapura për konsultim publik deri më 15 nëntor, ndërsa miratimi përfundimtar pritet deri në fund të vitit.
Lëvizja shënon një hap të ri në rivalitetin teknologjik mes Kinës dhe SHBA-së. Ndërsa Uashingtoni kufizon aksesin e Pekinit në çipa të avancuar, Kina synon të kontrollojë eksportin e modeleve të inteligjencës artificiale dhe të ruajë avantazhin e saj teknologjik.
Tirana dominon sigurimet - Rreth 63% e primeve të shkruara bruto vijnë nga kryeqyteti, ku paguhen edhe më shumë dëme
Tirana është qarku ku paguhen më shumë prime sigurimi në Shqipëri, por edhe aty ku kompanitë e sigurimit paguajnë dëmet më të larta. Sipas të dhënave për......
Buxheti, vë në fokus punësimin - Rritje e punësimit të të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara deri në vitin 2029
Rreth 10000 të rinj synohet të punësohen çdo vit përmes programeve të tregut të punës. Sipas objektivave të buxhetit afatmesëm, në vitin 2027 parashikohet......
Sa do të jetë papunësia? FMN parashikon një normë prej 8.7% për Shqipërinë në vitin 2026
Normat e papunësisë vijojnë të shfaqin dallime të konsiderueshme mes vendeve të ndryshme të botës, duke reflektuar zhvillimet ekonomike, demografike dhe......
74 mijë mjete të regjistrura/ 9- mujori, rreth 80% e regjistrimeve janë autovetura
Tregu i automjeteve në Shqipëri vijon të dominohet nga autoveturat me motorë tradicionalë, por automjetet elektrike dhe hibride po fitojnë gjithnjë e më shumë......
265 mln euro për pensionistët - Buxheti/ 10 miliardë euro për 2027-ën, rriten investimet
Buxheti i shtetit për vitin 2027 planifikohet të arrijë në shifrën e rreth 907.9 miliardë lekëve apo 10 miliardë eurove. Në raport me buxhetin e vitit 2026,......
Sa borxh ka Shqipëria? - Detyrimet në shtator, 24.6 miliardë lekë më të ulëta se në 2025. Përbëjnë 49.3% të PBB-së
Borxhi publik i Shqipërisë ka zbritur në rreth 1.377 trilionë lekë në fund të muajit shtator, duke shënuar një rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar.......
Sa para duhen të jetosh ‘rehat’/ Me €723 hyn në shtresën e mesme të lartë, por a mjaftojnë?
Për t'u përfshirë në shtresën me të ardhura të mesme të larta në Shqipëri, një person që jeton vetëm duhet të ketë të ardhura neto prej të paktën €723 në......
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket
Pas 15 vitesh, Shqipëria mund t'i japë fund taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant. Ky ndryshim mund të krijojë hapësirë për uljen e çmimit......

