Kosova Postuar më 28 October 2026, 12:48

Tregtia Kosovë-Gjermani/ Rriten investimet dhe bashkëpunimi në energji, teknologji dhe prodhim

Nga Edel Strazimiri

Tregtia Kosovë-Gjermani/ Rriten investimet dhe bashkëpunimi në

Tregtia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë arriti rreth 600 milionë euro në vitin 2025, duke shënuar rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin paraprak. Të dhënat u prezantuan në Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku përfaqësues institucionalë dhe ekonomikë diskutuan mundësitë për zgjerimin e partneritetit.

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, Nina Wunderlich, bëri të ditur se rreth 200 kompani me kapital gjerman janë aktive në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi se marrëdhëniet ekonomike kanë potencial për t’u zgjeruar më tej, veçanërisht në fushën e investimeve dhe tranzicionit energjetik. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e diasporës kosovare në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Kryeministri Albin Kurti nënvizoi rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja dhe krijimit të partneriteteve të reja me bizneset gjermane, duke i cilësuar ato si mundësi për zhvillimin e prodhimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Gjatë forumit, pjesëmarrësit diskutuan edhe për bashkëpunimin në inteligjencën artificiale, prodhimin e avancuar dhe shërbimet digjitale. Këta sektorë u vlerësuan si fusha me potencial për të nxitur inovacionin dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë kosovare.

Përfaqësuesit theksuan se lidhjet e ngushta njerëzore dhe ekonomike, të mbështetura nga diaspora kosovare në Gjermani, krijojnë mundësi për bashkëpunim afatgjatë. Forumi synoi të shërbejë si platformë për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe nxitjen e investimeve të reja.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat