Rrugë “e re” Tiranë - Durrës/ Aksi dytësor në rikonstruksion, afati i punimeve është 5 muaj

Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë – Durrës, në segmentin Hygea – Megatek. Bashkimi i kompanive “Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi” është përzgjedhur me një ofertë prej 386.5 mln lekësh pa TVSH, ndërsa afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 5 muaj kalendarikë.
Fondi limit i tenderit ishte rreth 594.9 mln lekë pa TVSH. Oferta e përzgjedhur është rreth 208.4 mln lekë më e ulët, ose 35% nën këtë vlerë. Financimi parashikohet të mbulohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.
Aksi që do t’i nënshtrohet rikonstruksionit ka një gjatësi prej rreth 6.84 km dhe shërben për aksesin në bizneset dhe objektet industriale të zonës, si dhe në zonat e banuara pranë tij. Raporti teknik evidenton segmente me gropa, çarje dhe ulje të asfaltit, trotuare të dëmtuara dhe probleme me ndriçimin.
Projekti parashikon ndërhyrje në shtresat rrugore, rikonstruksion të trotuareve, bordurave dhe kunetave, si dhe punime për largimin e ujërave të shiut. Në vendkalimet e këmbësorëve do të ndërtohen rampa për personat me aftësi të kufizuara dhe karrocat e fëmijëve.
Gjithashtu, parashikohet ndriçim i ri me kontroll të intensitetit sipas orarit dhe fluksit të përdorimit të rrugës, sinjalistikë horizontale e vertikale, hidrante për mbrojtjen nga zjarri dhe mbjellje pemësh dekorative përgjatë trotuarit.
Shëndetësia, rritet financimi - Nga kujdesi shëndetësor te mbështetja sociale, 88,18 miliardë lekë për 2027-ën
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale parashikohet të ketë një buxhet prej 88,18 miliardë lekësh në vitin 2027. Sipas programimit buxhetor afatmesëm......
Arsimi, më shumë fonde në 2027 - Planifikohen 66,27 miliardë lekë, pesha ndaj ekonomisë ulet deri në 2029
Ministria e Arsimit parashikohet të ketë një buxhet prej 66.27 miliardë lekësh në vitin 2027. Sipas programit buxhetor afatmesëm, fondet shtohen me rreth 1.41......
7% rritje tatimi për korporatat - Eksperti: Një hap pas. Ulen investimet, vendi më pak tërheqës
Bizneset dhe aksionerët pritet të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat e tyre gjatë vitit të ardhshëm. Në Paketën Fiskale 2027, qeveria propozon që norma e......
Ryanair ul fluturimet - Mbyllja e bazës në Selanik prek 200 punonjës dhe kufizon destinacionet
Kompania ajrore Ryanair ka nisur mbylljen graduale të bazës së saj në aeroportin “Maqedonia” në Selanik, duke reduktuar ndjeshëm fluturimet dhe destinacionet......
Tregtia Kosovë-Gjermani/ Rriten investimet dhe bashkëpunimi në energji, teknologji dhe prodhim
Tregtia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë arriti rreth 600 milionë euro në vitin 2025, duke shënuar rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin......
Brezi që sfidon sistemin - Nga pakënaqësia te ndryshimi, të rinjtë vënë në provë pushtetin
Protestat e të rinjve të Gen Z po përhapen në disa vende evropiane, të nxitura nga rritja e kostos së jetesës, korrupsioni, mungesa e mundësive ekonomike dhe......
Britania shtrëngon buxhetin - Londra synon të lehtësojë kostot për familjet pa tronditur tregjet financiare
Ministri britanik i Financave, John Healey, pritet të prezantojë një buxhet të kujdesshëm, mes presionit nga rritja e kostove të energjisë dhe shqetësimeve......
Shtrenjtohen produktet e shportës - Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027
Kompanitë e mëdha globale të ushqimeve dhe produkteve të përditshme paralajmërojnë shtrenjtim të mëtejshëm gjatë vitit 2027, për shkak të rritjes së kostove......

