Kanalizime dhe impiant trajtimi - Ujësjellësi Korçë hap garën, 38 milionë lekë për ujërat e ndotura në Bilisht

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë ka shpallur garën për studim- projektim- ndërtim për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve në Bilisht, për të cilën fondi limit i parashikuar për këtë investim është rreth 38 milionë e 158 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti parashikon ndërtimin e kolektorit kryesor të kanalizimeve dhe të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin e Bilishtit.
Ndërhyrja synon zgjerimin e shërbimit të kanalizimeve, përmirësimin e menaxhimit të ujërave të ndotura dhe reduktimin e rreziqeve për shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Projekti do të vijojë zhvillimin e infrastrukturës së kanalizimeve, duke parashikuar ndërtimin e kolektorëve kryesorë dhe impiantit të trajtimit. Sipas dokumentacionit teknik, një pjesë e konsiderueshme e qytetit është përfshirë në fazat e mëparshme të projektit, ndërsa ujërat e ndotura vijojnë të shkarkohen në sisteme ekzistuese ose të depërtojnë drejtpërdrejt në tokë, duke krijuar nevojën për një rrjet të ri dhe trajtim të kontrolluar.
Nga ana tjetër, parashikohet ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve dhe i një impianti trajtimi në fazën e parë. Kapaciteti i këtij impianti do të planifikohet në mënyrë që të mund të zgjerohet në të ardhmen.
Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e linjave të reja të kanalizimeve, kolektorëve kryesorë, si dhe stacioneve të pompimit, në rastet kur ato do të rezultojnë të nevojshme. Synimi është edhe krijimi i mundësive për lidhjen e banesave me rrjetin e ri, sipas standardeve teknike shqiptare dhe udhëzimeve të Bashkimit Europian.
Investimi synon përmirësimin e shërbimeve të kanalizimeve në zonat e përfshira, me ndikim në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Sa shkon taksa vjetore e makinës? - Zbardhet formula e përllogaritjes, pas heqjes së taksës së qarkullimit në karburant
Më pak taksa për çdo litër naftë apo benzinë, por një pagesë vjetore më e lartë për makinën. Kjo është ajo që parashikon projektligji “Për taksat kombëtare”,......
3 prioritetet e buxhetit - Malaj: Më shumë para’ për pensionistët, rriten investimet
Buxheti për vitin 2027 do të jetë mbi 10 miliardë euro dhe do të vijojë të mbështesë sektorët prioritarë të ekonomisë. Të ardhurat buxhetore për vitin 2027......
Pagat e larta, 5-fishohet pesha/ Mbi 17% e punonjësve marrin rroga mbi 120 mijë lekë, nga vetëm 3.5% në vitin 2016
Paketa fiskale e vitit 2027 pritet të ndryshojë mënyrën e tatimit të pagave të larta në Shqipëri. Qeveria propozon rritjen nga 200 mijë në 300 mijë lekë të......
Sa shkon taksa vjetore e makinës? Zbardhet formula e përllogaritjes, pas heqjes së taksës së qarkullimit në karburant
Më pak taksa për çdo litër naftë apo benzinë, por një pagesë vjetore më e lartë për makinën. Kjo është ajo që parashikon projektligji “Për taksat kombëtare”,......
Projektbuxheti 2027/ Mbi 10.7 miliardë euro, kush janë prioritetet
Viti 2027 do të nisë me buxhetin në nivelin më të lartë të akorduar ndonjëherë, i cili kap vlerën e 10.7 miliardë eurove.Të ardhurat buxhetore për vitin 2027......
Bizneset e dëmtuar nga protesta/ Kompensim bizneseve të dëmtuara nga protesta, miratohet Akti Normativ
Sikurse ishte paralajmëruar, qeveria ka miratuar AktinNormativ për kompensimin e bizneseve që pësuandëme materiale gjatë protestave të zhvilluara nga data 13......
Pse e duan shqiptarët BE? Ekonomia arsyeja kryesore që i bën qytetarët tanë të kërkojnë integrimin
Qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor po e lidhin gjithnjë e më shumë anëtarësimin në Bashkimin Europian me përfitime konkrete ekonomike, mundësi më të......
Turizmi kundër TVSH-së - ATA kërkon pezullimin e projektvendimit dhe formalizimin e tregut të akomodimit
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se......

