3 prioritetet e buxhetit - Malaj: Më shumë para’ për pensionistët, rriten investimet

Buxheti për vitin 2027 do të jetë mbi 10 miliardë euro dhe do të vijojë të mbështesë sektorët prioritarë të ekonomisë. Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në masën rreth 9.4 miliardë euro ose sa 30.9% e PBB-së. Ministri i Financave Petrit Malaj, ka prezantuar projektbuxhetin në Konferencën e Kryetarëve, ku theksoi se financimi do të ketë tre prioritete kryesore.
“Me mbi 10 miliardë euro shpenzime publike të parashikuara, si kurrë më parë, ne i japim këtij angazhimi një mbështetje të qartë dhe të fortë financiare. Prioritetet tona janë të përcaktuara: mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, pensionet, bujqësia por edhe mbrojtja dhe siguria. Këto nuk janë thjesht zëra buxhetorë, por fusha ku matet drejtpërdrejt përgjegjësia e shtetit dhe nga të cilat qytetarët presin rezultate të matshme. “Projektbuxheti 2027 ka 3 prioritete themelore, që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të vendit: Mirëqenie sociale dhe mbështetje për qytetarët; Stabilitet fiskal dhe financa publike të qëndrueshme; Investime, reforma dhe integrim evropian.”
Një ndër prioritetet kryesore është mbështetja e kategorive në nevojë, siç janë pensionistët dhe familjet e reja.
“ Indeksimi i pensioneve në prill 2027, me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh. Dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin. Dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre. Vijimin i bonusit të bebeve, por këtë herë përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, ku vlera rritet progresivisht për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë. Rreth 1,3 miliardë lekë në vit për shërbimet sociale dhe strehimin e përballueshëm.”
Vëmendje do ti kushtohet gjithashtu rritjes së financimit për bursat studentore dhe rritje të pagave të punonjësve të policisë së shtetit. Për vitin 2027, Investimet publike do të përfaqësojnë 6.9% të PBB-së ose 201.5 miliardë lekë për infrastrukturën, shërbimet publike dhe projektet që mbështesin zhvillimin ekonomik.
Pagat e larta, 5-fishohet pesha/ Mbi 17% e punonjësve marrin rroga mbi 120 mijë lekë, nga vetëm 3.5% në vitin 2016
Paketa fiskale e vitit 2027 pritet të ndryshojë mënyrën e tatimit të pagave të larta në Shqipëri. Qeveria propozon rritjen nga 200 mijë në 300 mijë lekë të......
Sa shkon taksa vjetore e makinës? Zbardhet formula e përllogaritjes, pas heqjes së taksës së qarkullimit në karburant
Më pak taksa për çdo litër naftë apo benzinë, por një pagesë vjetore më e lartë për makinën. Kjo është ajo që parashikon projektligji “Për taksat kombëtare”,......
Projektbuxheti 2027/ Mbi 10.7 miliardë euro, kush janë prioritetet
Viti 2027 do të nisë me buxhetin në nivelin më të lartë të akorduar ndonjëherë, i cili kap vlerën e 10.7 miliardë eurove.Të ardhurat buxhetore për vitin 2027......
Bizneset e dëmtuar nga protesta/ Kompensim bizneseve të dëmtuara nga protesta, miratohet Akti Normativ
Sikurse ishte paralajmëruar, qeveria ka miratuar AktinNormativ për kompensimin e bizneseve që pësuandëme materiale gjatë protestave të zhvilluara nga data 13......
Pse e duan shqiptarët BE? Ekonomia arsyeja kryesore që i bën qytetarët tanë të kërkojnë integrimin
Qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor po e lidhin gjithnjë e më shumë anëtarësimin në Bashkimin Europian me përfitime konkrete ekonomike, mundësi më të......
Turizmi kundër TVSH-së - ATA kërkon pezullimin e projektvendimit dhe formalizimin e tregut të akomodimit
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se......
Durana drejt ndërtimit - Parku teknologjik prezantohet në Francë. Nis procesi për zhvillimin fizik në Xhafzotaj
Durana Tech Park po kalon nga modeli virtual i funksionimit drejt zhvillimit të infrastrukturës fizike në Xhafzotaj, Bashkia Shijak. Projekti ka aktualisht 88......
Mbështetje për studentët - Rama: Bursa 25 mijë lekë për ata në nevojë, përfitojnë edhe në master
Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e bursave për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike në 25 mijë lekë në muaj dhe shtrirjen e kësaj mbështetjeje......

