76.6 miliardë lekë për ushtrinë - Forcat e Luftimit marrin pjesën kryesore të buxhetit. Fonde edhe për emergjencat civile

Modernizimi i ushtrisë, armatime të reja, infrastrukturë ushtarake dhe kapacitete më të larta për përballimin e krizave. Këto janë disa nga prioritetet për të cilat Ministria e Mbrojtjes planifikon të përdorë buxhetin e vitit 2027, që parashikohet të arrijë në 76.6 miliardë lekë.
Në raport me vitin 2026, fondet për ministrinë rriten me rreth 7.4 miliardë lekë, ose 10.7%.
Pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 48.9 miliardë lekë, do të shkojë për Forcat e Luftimit. Ky zë synon të mbështesë gatishmërinë dhe përmirësimin e kapaciteteve operacionale, si dhe pajisjen e Forcave Tokësore me armatim të ri, të ndërveprueshëm me aleatët e NATO-s.
Një tjetër zë i rëndësishëm është Mbështetja e Luftimit, me rreth 12.2 miliardë lekë, ndërsa për Emergjencat Civile parashikohen rreth 5.3 miliardë lekë. Këto fonde lidhen me mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve për reagimin ndaj krizave dhe fatkeqësive natyrore, si dhe me mundësinë për të ndihmuar vendet e rajonit në raste emergjencash.
Për mbështetjen sociale të ushtarakëve janë planifikuar 5.2 miliardë lekë, ndërsa rreth 2.1 miliardë lekë do të shkojnë për mbështetjen shëndetësore. Arsimi ushtarak do të financohet me rreth 1.36 miliardë lekë, ndërsa planifikimi, menaxhimi dhe administrimi me rreth 1.56 miliardë lekë.
Përtej pajisjeve dhe infrastrukturës, objektivat e ministrisë përfshijnë vijimin e pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s, forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen kombëtare dhe kolektive, si dhe modernizimin e sistemeve kompjuterike.
Në fokus është edhe personeli ushtarak, përmes politikave të karrierës dhe trajtimit të tij, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe luftës kundër korrupsionit në Forcat e Armatosura.
Me këtë ndarje financiare, projektbuxheti i vitit 2027 synon të ndërthurë modernizimin ushtarak, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e emergjencave.
Nafta godet Evropën - Fatura mujore rritet me 10 miliardë euro, shtrenjtohen karburantet
Fatura e naftës për Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjeve të furnizimeve globale. Në tremujorin......
Lagarde jep dorëheqjen - Kreu i ri i BQE-së do të zgjidhet mes tensioneve ekonomike dhe pasigurive politike
Christine Lagarde njoftoi të enjten dorëheqjen nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke i dhënë fund muajve të spekulimeve për të......
Sa na takon nga buxheti? Vetëm 235 lekë në ditë për investime! Si ndahet “torta” e buxhetit 2027?
Sa shpenzon shteti për çdo shqiptar dhe ku shkojnë paratë publike? Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon rreth 976 miliardë lekë shpenzime, por vetëm një......
Eurobond i ri në 2027 - Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë
Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite. Sipas projekt buxhetit......
Si ndahen 10.7 mld euro? - Shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe mbrojtja zënë peshën kryesore
Afro 976.1 miliardë lekë apo mbi 10.7 miliardë euro planifikohen të shpërndahen gjatë vitit 2027 për të financuar sektorët prioritarë të ekonomisë. Por si do......
Kriza e gazit në BE - Çmimet rriten 40% brenda muajit, duke shtuar presionin mbi familjet dhe bizneset
Çmimet e gazit natyror në Evropë kaluan nivelin e 100 eurove për megavat-orë për herë të parë që nga dhjetori 2022, për shkak të shqetësimeve për ndërprerjen......
Vlora bëhet më e shtrenjta/ Çmimi mesatar i banesave arriti në 2,700 euro/m² duke tejkaluar Tiranën
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijoi të shfaqë ecuri pozitive sipas raportit të Deloitte Index Property Report 2026 ku thuhet se vijon rritja e......
Britania “hap thesin” - Buxheti 2027/ Përfitojnë 20 milionë familje, por borxhi publik rritet me 65 mld paund
Ministri britanik i Financave, John Healey, prezantoi buxhetin e parë të qeverisë së kryeministrit Andy Burnham, me masa për të lehtësuar kostot e jetesës dhe......

