Rritet buxheti për rrugët - Projektet që financohen vitin që vjen. Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2027. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, me financim të brendshëm për këtë zë buxhetor janë planifikuar gati 27.93 mld lekë, nga 27.7 mld lekë që ishte sivjet.
Referuar listës së shpenzimeve, projekti me vlerën më të lartë të financimit është ndërtimi i Korridorit 8 me një total prej 5.52 mld lekë, për të gjithë lotet ku aktualisht është duke u punuar. Për këtë projekt vitin që vjen nis financimi edhe për 3 faza të reja nga Ura e Grykshit deri në Peqin, si dhe për një fazë të re në drejtimin nga Elbasani, në Qafë – Thanë, ndërkohë që janë përfshirë dhe 2 faza të reja nga Peqini në Lekaj, por financimi për këto të fundit parashikohet në nisë në vitin 2029. Po ashtu, buxheti i vitit që vjen siguron financim për 2 kontratat e rrugës lidhëse Tiranë-Elbasan, me korridorin VIII që aktualisht janë në zbatim, teksa është përfshirë edhe një fazë e tretë që do të financohet nga viti 2028.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që merr financim është bypassi i Tiranës, me gati 3 mld lekë që përfshijnë 3 faza të projektit.
Buxheti i vitit që vjen siguron financim edhe për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, për 2 lote ku aktuliasht kanë nisur punimet e që shkojnë deri në nënkalimin e Limuthit, pore dhe për fazat IV dhe V, që u përfshinë si zëra për herë të parë vitin që shkoi. Ndërkohë, janë edhe 5 faza të tjera që tashmë kanë linjën e tyre buxhetore, me financim që pritet të nisë në vitin 2028. Planifikimi i këtyre fazave sugjeron që zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës do të vazhdojë edhe pas mbikalimit të Rinasit. Në total për këtë projekt, për vitin 2027 janë planifikuar 2.56 mld lekë.
Gjithashtu, buxheti i vitit që vjen parashikon financime për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, jo vetëm për lotin I, II dhe III por sivjet janë buxhetuar edhe 4 lote të tjerë. Për të 7 fazat e rehabilitimit të kësaj rrugë alternative me autostradën Tiranë – Durrës.
Projekte që marrin buxhet janë edhe rehabilitimi i rrugës Fier -Kthesa e Patosit – Frataj, Berat - Ballaban si dhe bypass-i i Sarandës.
Paralelisht, do të vijojë financimi për kontratat e partneritetit publik – privat, me një vlerë totale prej rreth 5.2 mld lekë, nga 5.32 mld lekë që ishte sivjet. Paratë do të shkojnë për koncesionin e rrugës së Arbrit, autostradën Milot – Morinë, ndërtimin e rrugës Orikum – Dukat, si dhe shërbimet inxhinierike të tyre, përfshirë edhe PPP-të për ndërtimin e aksit Thumanë – Kashar dhe Lekaj – Fier.
196 mln euro për fermerët - Si shpërndahen paratë? 58 milionë euro për Skemën
Afro 17.9 miliardë lekë apo rreth 196.5 milionë euro do të shpenzohen për sektorin bujqësor gjatë vitit 2027. Financimi për bujqësinë është rritur me afro......
Rritet fatura e pagave të shtetit - 87,787 punonjës buxhetorë dhe 2.94 mld lekë më shumë për paga
Qeveria shqiptare parashikon rritje të numrit të punonjësve në administratën publike në vitin 2027, ndërsa fondi për pagat e tyre planifikohet gjithashtu më i......
Bizneset “larg” huave/ Individët, 37% më shumë kredi të reja. Depozitat afër 1.6 trilionë lekëve
Kreditimi në ekonomi vijoi të zgjerohet edhe gjatë shtatorit, ndërsa huatë e reja shënuan vetëm një rritje të lehtë. Në të njëjtën kohë, depozitat vazhduan të......
76.6 miliardë lekë për ushtrinë - Forcat e Luftimit marrin pjesën kryesore të buxhetit. Fonde edhe për emergjencat civile
Modernizimi i ushtrisë, armatime të reja, infrastrukturë ushtarake dhe kapacitete më të larta për përballimin e krizave. Këto janë disa nga prioritetet për të......
Nafta godet Evropën - Fatura mujore rritet me 10 miliardë euro, shtrenjtohen karburantet
Fatura e naftës për Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjeve të furnizimeve globale. Në tremujorin......
Lagarde jep dorëheqjen - Kreu i ri i BQE-së do të zgjidhet mes tensioneve ekonomike dhe pasigurive politike
Christine Lagarde njoftoi të enjten dorëheqjen nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke i dhënë fund muajve të spekulimeve për të......
Sa na takon nga buxheti? Vetëm 235 lekë në ditë për investime! Si ndahet “torta” e buxhetit 2027?
Sa shpenzon shteti për çdo shqiptar dhe ku shkojnë paratë publike? Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon rreth 976 miliardë lekë shpenzime, por vetëm një......
Eurobond i ri në 2027 - Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë
Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite. Sipas projekt buxhetit......

