17.8 mln lekë evazion, doganat evidentojnë 69.5 tonë kafe të munguar në një magazinë fiskale

Në kuadër të zbatimit të detyrimeve që burojnë nga Ligji nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, strukturat e Drejtorisë së Kontrolleve të Akcizës, pranë Departamentit të Akcizës të Drejtorisë të Përgjithshme të Doganave, bazuar në kritere risku, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një magazine fiskale me pezullim të detyrimeve të akcizës, në qarkun e Durrësit. Kjo magazinë fiskale ishte e pajisur me autorizim për prodhimin dhe përpunimin e produktit të akcizës "kafe".
Gjatë kontrollit u konstatuan 69.5 tonë kafe mungesë në ambientet e operatorit ekonomik, për të cilat u evidentuan detyrime akcize të papaguara në vlerën 4.5 milionë lekë. Ndërkohë, vlera e penaliteteve të llogaritura arrin në 13.3 milionë lekë. Në total, vlera e detyrimeve dhe penaliteteve të përllogaritura arrin në 17.8 milionë lekë.
Në vijim të këtij rasti, strukturat përgjegjëse të Administratës Doganore do të vijojnë procedurat përkatëse administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kontrollet ndaj operatorëve ekonomikë vijojnë për garantimin e zbatimit të legjislacionit të akcizës dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e angazhuar në forcimin e kontrolleve dhe zbatimin e ligjshmërisë, me synim parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve, luftën kundër evazionit fiskal, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit.
Centrali i parë eolik në Spille, firmoset marrëveshja, Karakaçi: Fuqia 72.6 MW, operimi në 2028
Pas më shumë se 5 vitesh nga zhvillimi i ankandit, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Parkut Eolik të Spillesë, duke i hapur rrugë nisjes së......
Afterschool deri në orën 17:00, arsimi, 93.6 miliardë lekë në 2027, objektiv modernizimi
Qeveria parashikon një rritje të konsiderueshme të financimeve për arsimin gjatë vitit 2027, ku shpenzimet e përgjithshme publike për këtë sektor pritet të......
Rrugë e re në Berat - FSHZH hap garën, synohet lehtësimi i trafikut
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për ndërhyrjen që synon përmirësimin e aksesit, lidhjeve dhe mobilitetit rajonal e lokal në qytetin e Beratit.......
Bordi vendos çmimet - Nafta dhe benzina me kufij të rinj shitjeje
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja tavan për shitjen e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi hyn në fuqi më 29 tetor, në orën 15:00, dhe do të......
E-qeverisja, sa do shpenzohet? Projektbuxheti parashikon 16.2 miliardë lekë në 2027
Infrastruktura digjitale po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në funksionimin e administratës publike, duke u shndërruar në një element po aq të......
Celularët me rregulla të reja - AKEP forcon të drejtat e përdoruesve dhe hap rrugën për internet satelitor
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, duke sjellë ndryshime......
Financohen barna e spitale - Si do të ndahen 87,2 miliardë lekët e shëndetësisë?
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pritet të financohet me rreth 89,74 miliardë lekë gjatë vitit 2027. Sipas projektbuxhetit, për sektorin e......
Rritet buxheti për rrugët, projektet e vitit që vjen: Nga Korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës
Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2027. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, me financim të brendshëm për këtë......

