Grabitje rekord në kripto - Vjedhja e 6,3 miliardë Usd trondit tregun, ngrijnë 3 miliardë Usd

Platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptomonedhave, Binance, po përballet me një nga sulmet kibernetike më të mëdha në historinë e industrisë. Sipas të dhënave paraprake, hakerat kanë arritur të vjedhin rreth 6,3 miliardë dollarë në asete digjitale, ndërsa rreth 3 miliardë dollarë janë identifikuar dhe ngrirë deri tani.
Sipas kompanive të analizës së blockchain-it TRM Labs dhe Chainalysis, sulmi dyshohet se është kryer nga hakerë të lidhur me Korenë e Veriut. Ata shënjestruan kuletat digjitale në dhjetë blockchain-e dhe transferuan pjesën më të madhe të fondeve brenda rreth 20 minutash.
Binance deklaroi se po bashkëpunon me partnerë për të ngrirë asetet e prekura dhe se do të mbulojë humbjet nga sulmi. Platforma bëri të ditur se depozitat e përdoruesve nuk janë prekur dhe se shërbimet e tërheqjes pritet të rifillojnë brenda 48 orëve.
Hetimet paraprake sugjerojnë se sulmi mund të ketë nisur nga komprometimi i laptopit të një inxhinieri, përmes të cilit autorët mund të kenë fituar akses në një nga sistemet e platformës. Hetimi vijon për të përcaktuar mënyrën e plotë të ndërhyrjes.
Lajmi shkaktoi reagim të menjëhershëm në tregjet e kriptomonedhave. Bitcoin ra me mbi 3%, duke zbritur në nivelin më të ulët të gjashtë javëve, ndërsa Ether pësoi një rënie të ngjashme. Edhe tokeni BNB, i lidhur me platformën Binance, humbi rreth 5% të vlerës brenda 24 orëve.
Kompani të tjera të sektorit ndërhynë për të ngrirë fonde të lidhura me incidentin. Sipas deklarimeve të publikuara, Tether ngriti në ngrirje rreth 1,57 miliardë dollarë, Circle mbi 800 milionë dollarë, ndërsa Ripple rreth 200 milionë dollarë.
Sulmi mund të ndikojë edhe në besimin e investitorëve, në një kohë kur tregu i kriptomonedhave po përballet me presion nga normat e larta të interesit dhe kërkesa më e dobët. Ekspertët paralajmërojnë se incidenti mund t’i shtyjë përdoruesit të rivlerësojnë sigurinë e fondeve dhe aftësinë e platformave për të përballuar humbje të mëdha.
250 mln euro për pensionet - Ministri Malaj prezanton buxhetin dhe paketën fiskale 2027
Një nga shtyllat kryesore të projektbuxhetit 2027 ëhstë mbështetja e pensionistëve, me një vlerë totale prej 250 milionë eurosh, ku përfshihet indeksimi dhe......
Regjistër unik për Airbnb - Projektligji ndryshon rregullat për akomodimin, agjencitë turistike dhe plazhet
Regjistrim i detyrueshëm për apartamentet që jepen me qira ditore, certifikim 8-vjeçar për strukturat akomoduese dhe rregulla të reja për administrimin e......
Sa para’ do marrin bashkitë? - Pr.buxheti 2027/ 321 milionë euro transfertë, fond i dedikuar për pagat
Buxheti vendor për vitin 2027 parashikohet të jetë në nivelin e 114.6 miliardë lekë, ose 2.4% më i lartë krahasuar me nivelin e pritshëm të vitit......
Tatimet: Vijon vlerësimi i dëmeve të bizneseve nga protestat, fatura deri tani 3.37 milionë euro
Dëmet e deklaruara nga bizneset e prekura gjatë protestave kanë arritur në 3.37 milionë euro. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se deri tani......
17.8 mln lekë evazion, doganat evidentojnë 69.5 tonë kafe të munguar në një magazinë fiskale
Në kuadër të zbatimit të detyrimeve që burojnë nga Ligji nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, strukturat e Drejtorisë së......
Centrali i parë eolik në Spille, firmoset marrëveshja, Karakaçi: Fuqia 72.6 MW, operimi në 2028
Pas më shumë se 5 vitesh nga zhvillimi i ankandit, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Parkut Eolik të Spillesë, duke i hapur rrugë nisjes së......
Afterschool deri në orën 17:00, arsimi, 93.6 miliardë lekë në 2027, objektiv modernizimi
Qeveria parashikon një rritje të konsiderueshme të financimeve për arsimin gjatë vitit 2027, ku shpenzimet e përgjithshme publike për këtë sektor pritet të......

