Gara globale hekurudhore - Kina shpenzon më shumë se 4 fuqi të mëdha evropiane dhe Japonia së bashku

Kina po investon shuma marramendëse në hekurudha, duke shpenzuar më shumë se Japonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania së bashku. Megjithatë, pas zgjerimit rekord të rrjetit fshihet edhe një kosto e lartë financiare, me borxhin që vazhdon të rritet.
Sipas të dhënave të Forumit Ndërkombëtar të Transportit, në vitin 2021 Kina investoi 92,5 miliardë euro në infrastrukturën hekurudhore. Në të njëjtën periudhë, Japonia shpenzoi 17 miliardë euro, Britania e Madhe 13,3 miliardë, Franca 11,5 miliardë dhe Gjermania 10,1 miliardë euro. Shpenzimet e këtyre katër vendeve së bashku arritën në rreth 51,9 miliardë euro.
Investimet e Kinës kanë vijuar të rriten. Sipas kompanisë shtetërore China State Railway Group, në vitin 2025 investimet në asete fikse arritën një rekord prej 901,5 miliardë juanësh, ose rreth 128,9 miliardë dollarësh, me rritje 6% krahasuar me një vit më parë.
Gjatë vitit 2025, në përdorim u vunë 3.109 kilometra linja të reja hekurudhore, përfshirë 2.862 kilometra linja të shpejtësisë së lartë. Në fund të vitit, rrjeti hekurudhor kinez arriti në 165 mijë kilometra, nga 146.300 kilometra në vitin 2021, ndërsa linjat e shpejtësisë së lartë u zgjeruan në 50.400 kilometra.
Pekini synon që deri në vitin 2030 rrjeti hekurudhor të arrijë rreth 180 mijë kilometra, prej të cilave 60 mijë kilometra të jenë linja të shpejtësisë së lartë. Objektivi për vitin 2035 është zgjerimi i këtyre të fundit në 70 mijë kilometra.
Megjithatë, zgjerimi i shpejtë ka edhe kosto të larta financiare. Borxhi i kompanisë shtetërore hekurudhore arriti në 6,2 trilionë juanë në fund të vitit 2024, ndërsa vetëm disa linja kryesore, si ajo Pekin-Shangai, raportohen si fitimprurëse. Kjo ngre pikëpyetje se sa i qëndrueshëm është modeli i investimeve, nëse një pjesë e madhe e rrjetit nuk arrin të gjenerojë fitime.
Serbia, në test - Fitch sheh paqartësi për politikat ekonomike të qeverisë së re
Fitorja e lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka ulur pasigurinë lidhur me rezultatin elektoral, por drejtimi ekonomik dhe......
Investime për Kosovën - Reformat mund të sjellin 1,5 miliardë dollarë dhe 87 mijë vende pune
Kosova mund të tërheqë deri në 1,5 miliardë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 87 mijë vende të reja pune gjatë 5 deri në 10 viteve të ardhshme.......
Grabitje rekord në kripto - Vjedhja e 6,3 miliardë Usd trondit tregun, ngrijnë 3 miliardë Usd
Platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptomonedhave, Binance, po përballet me një nga sulmet kibernetike më të mëdha në historinë e industrisë. Sipas......
250 mln euro për pensionet - Ministri Malaj prezanton buxhetin dhe paketën fiskale 2027
Një nga shtyllat kryesore të projektbuxhetit 2027 ëhstë mbështetja e pensionistëve, me një vlerë totale prej 250 milionë eurosh, ku përfshihet indeksimi dhe......
Regjistër unik për Airbnb - Projektligji ndryshon rregullat për akomodimin, agjencitë turistike dhe plazhet
Regjistrim i detyrueshëm për apartamentet që jepen me qira ditore, certifikim 8-vjeçar për strukturat akomoduese dhe rregulla të reja për administrimin e......
Sa para’ do marrin bashkitë? - Pr.buxheti 2027/ 321 milionë euro transfertë, fond i dedikuar për pagat
Buxheti vendor për vitin 2027 parashikohet të jetë në nivelin e 114.6 miliardë lekë, ose 2.4% më i lartë krahasuar me nivelin e pritshëm të vitit......
Tatimet: Vijon vlerësimi i dëmeve të bizneseve nga protestat, fatura deri tani 3.37 milionë euro
Dëmet e deklaruara nga bizneset e prekura gjatë protestave kanë arritur në 3.37 milionë euro. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se deri tani......

