Transporti ajror shënon rekord/ Rreth 28 mijë fluturime në tremujorin e tretë, rritet edhe numri i pasagjerëve

Hapësira ajrore shqiptare regjistroi një aktivitet të shtuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën korrik-shtator janë regjistruar gjithsej 153,664 mbikalime, me 81.7% të totalit, ose rreth 125 mijë fluturime. Pjesa tjetër, afërsisht 28 mijë fluturime, përfshin lëvizjet ajrore që lidhen me Shqipërinë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe në transportin ajror kanë operuar 35 shoqëri ajrore të huaja, duke reflektuar aktivitetin e operatorëve ndërkombëtarë në tregun shqiptar.
Rritja e lëvizjeve ajrore është shoqëruar edhe me një zgjerim të ndjeshëm të numrit të pasagjerëve. Gjatë tremujorit të tretë 2026, me linjat ajrore kanë udhëtuar 4,799,773 pasagjerë, nga 3,892,761 në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në terma vjetorë, kjo përkthehet në një rritje prej 23.3%, ose mbi 907 mijë pasagjerë më shumë krahasuar me një vit më parë.
Ecuria pozitive e transportit ajror është reflektuar edhe në transportin e mallrave. Sipas INSTAT, volumi i mallrave dhe postës të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror arriti në 732 tonë gjatë tremujorit të tretë, nga të cilat 76.2% ishin mallra të hyrë në vend dhe 23.8% mallra të dalë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky volum u rrit me 2.5%.
Ndërkohë, nëse merren në konsideratë vetëm mallrat e tregtuara përmes transportit ajror, pra eksportet dhe importet, volumi arriti në 628 tonë, me një rritje prej 8% në raport me tremujorin e tretë të vitit 2025. Pavarësisht kësaj rritjeje, transporti ajror vijon të ketë një peshë të kufizuar në tregtinë e jashtme të Shqipërisë. Mallrat e importuara përmes avionëve përbënin vetëm 0.03% të volumit të përgjithshëm të importeve.
Në tërësi, shifrat tregojnë një zgjerim të aktivitetit të transportit ajror në Shqipëri gjatë sezonit veror të vitit 2026. Rritja e numrit të pasagjerëve dhe e fluturimeve, së bashku me shtimin e volumit të mallrave të tregtuara, dëshmojnë për një aktivitet më të lartë të sektorit, ku turizmi dhe lidhjet ajrore ndërkombëtare vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm.
Zgjerim i rrjetit elektrik - OST hap garën për ndërtimin e nënstacionit të ri Traktora, në Tiranë
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e fazës së dytë të nënstacionit të ri elektrik Traktora, në Tiranë. Projekti......
Gara globale hekurudhore - Kina shpenzon më shumë se 4 fuqi të mëdha evropiane dhe Japonia së bashku
Kina po investon shuma marramendëse në hekurudha, duke shpenzuar më shumë se Japonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania së bashku. Megjithatë, pas......
Serbia, në test - Fitch sheh paqartësi për politikat ekonomike të qeverisë së re
Fitorja e lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka ulur pasigurinë lidhur me rezultatin elektoral, por drejtimi ekonomik dhe......
Investime për Kosovën - Reformat mund të sjellin 1,5 miliardë dollarë dhe 87 mijë vende pune
Kosova mund të tërheqë deri në 1,5 miliardë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 87 mijë vende të reja pune gjatë 5 deri në 10 viteve të ardhshme.......
Grabitje rekord në kripto - Vjedhja e 6,3 miliardë Usd trondit tregun, ngrijnë 3 miliardë Usd
Platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptomonedhave, Binance, po përballet me një nga sulmet kibernetike më të mëdha në historinë e industrisë. Sipas......
250 mln euro për pensionet - Ministri Malaj prezanton buxhetin dhe paketën fiskale 2027
Një nga shtyllat kryesore të projektbuxhetit 2027 ëhstë mbështetja e pensionistëve, me një vlerë totale prej 250 milionë eurosh, ku përfshihet indeksimi dhe......
Regjistër unik për Airbnb - Projektligji ndryshon rregullat për akomodimin, agjencitë turistike dhe plazhet
Regjistrim i detyrueshëm për apartamentet që jepen me qira ditore, certifikim 8-vjeçar për strukturat akomoduese dhe rregulla të reja për administrimin e......
Sa para’ do marrin bashkitë? - Pr.buxheti 2027/ 321 milionë euro transfertë, fond i dedikuar për pagat
Buxheti vendor për vitin 2027 parashikohet të jetë në nivelin e 114.6 miliardë lekë, ose 2.4% më i lartë krahasuar me nivelin e pritshëm të vitit......

