Durrësi sfidon tregun europian/ Çmimet e banesave të reja u rritën me 24.1%, duke kaluar tregjet e tjera

Durrësi regjistroi rritjen më të lartë të çmimeve të banesave të reja në Europë gjatë vitit 2025, me një rritje vjetore prej 24.1%. Të dhënat e publikuara në raportin Property Index të Deloitte e rendisin qytetin bregdetar shqiptar në krye të 71 qyteteve të analizuara, duke lënë pas edhe disa tregje të rëndësishme europiane.
Pas Durrësit renditet Beogradi me një rritje prej 20%, ndërsa Cork County në Irlandë shënoi rritje prej 19%. Bratislava dhe Gdansk raportuan gjithashtu rritje të konsiderueshme, me nga 17.2%.
Sipas analizës, rritja e çmimeve në Durrës është mbështetur nga kërkesa në rritje për prona pranë bregdetit, përmirësimi i aksesueshmërisë dhe afërsia me Tiranën. Një tjetër faktor që ka ndikuar në ecurinë e tregut është zhvillimi i projekteve rezidenciale premium përgjatë vijës bregdetare, të cilat tërheqin si blerës që kërkojnë banesa për përdorim personal, ashtu edhe investitorë të interesuar për potencialin e tregut të pasurive të paluajtshme.
Performanca e Durrësit e vendos Shqipërinë në vëmendjen e tregut europian të pasurive të paluajtshme, veçanërisht në segmentin e banesave të reja. Megjithatë, rritja e çmimeve nuk nënkupton domosdoshmërisht se banesat janë bërë më të përballueshme për familjet vendase, pasi kjo varet edhe nga ecuria e të ardhurave dhe mundësitë e financimit. Gjithashtu edhe pse çmimi ka rritje nuk e bën Durrësin qytetin më të shtrenjtë në Europë.
Pasi në rang europian, diferencat mes tregjeve mbeten të mëdha. Mynihu rezultoi qyteti më i shtrenjtë në analizë, me një çmim mesatar prej 11,200 eurosh për metër katror, i ndjekur nga Luksemburgu me 10,567 euro. Në krahun tjetër, Ankaraja ishte qyteti më i lirë, me një mesatare prej vetëm 870 eurosh për metër katror.
Të dhënat tregojnë se tregjet europiane të banesave po ndjekin ritme të ndryshme zhvillimi. Ndërsa disa qytete përballen me rënie të çmimeve, Durrësi shfaqet si një nga tregjet me rritjen më të fortë, duke reflektuar interesin për pronat bregdetare dhe zhvillimin e projekteve të reja rezidenciale.
“Fabula” e buxhetit 2027/ Për çdo 100 lekë të ardhura shtesë, qeveria planifikon rreth 107 lekë shpenzime shtesë
Buxheti i vitit 2027 parashikon zgjerimin e të ardhurave dhe shpenzimeve publike, me një rritje më të shpejtë të investimeve dhe një deficit lehtësisht më të......
Buxheti financon 3 hekurudha - Pjesa më e madhe janë fonde të huaja, 2.4 mld lekë nga financimi i brendshëm
Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2027, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe......
Transporti ajror shënon rekord/ Rreth 28 mijë fluturime në tremujorin e tretë, rritet edhe numri i pasagjerëve
Hapësira ajrore shqiptare regjistroi një aktivitet të shtuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën korrik-shtator......
Zgjerim i rrjetit elektrik - OST hap garën për ndërtimin e nënstacionit të ri Traktora, në Tiranë
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e fazës së dytë të nënstacionit të ri elektrik Traktora, në Tiranë. Projekti......
Gara globale hekurudhore - Kina shpenzon më shumë se 4 fuqi të mëdha evropiane dhe Japonia së bashku
Kina po investon shuma marramendëse në hekurudha, duke shpenzuar më shumë se Japonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania së bashku. Megjithatë, pas......
Serbia, në test - Fitch sheh paqartësi për politikat ekonomike të qeverisë së re
Fitorja e lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka ulur pasigurinë lidhur me rezultatin elektoral, por drejtimi ekonomik dhe......
Investime për Kosovën - Reformat mund të sjellin 1,5 miliardë dollarë dhe 87 mijë vende pune
Kosova mund të tërheqë deri në 1,5 miliardë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 87 mijë vende të reja pune gjatë 5 deri në 10 viteve të ardhshme.......
Grabitje rekord në kripto - Vjedhja e 6,3 miliardë Usd trondit tregun, ngrijnë 3 miliardë Usd
Platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptomonedhave, Binance, po përballet me një nga sulmet kibernetike më të mëdha në historinë e industrisë. Sipas......

