Shqipëria Postuar më 30 October 2026, 14:15

Ndryshojnë çmimet - Nafta 218 lekë, benzina 179 lekë për litër

Nga Edel Strazimiri

Ndryshojnë çmimet - Nafta 218 lekë, benzina 179 lekë

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën në Shqipëri. Nga ora 15:00 e 30 tetorit, nafta do të tregtohet me pakicë deri në 218 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 179 lekësh për litër.

Sipas vendimit të Bordit, çmimet tavan për shitjen me shumicë janë përcaktuar në 206 lekë për litër për naftën dhe 167 lekë për litër për benzinën.

Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rivlerësohen në varësi të ecurisë së tregut të hidrokarbureve.

Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë vendimin. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve përgjegjës.

Vendimi është marrë në kuadër të masave të përkohshme për administrimin e tregut të hidrokarbureve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e çmimeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat