Vjen super taksa e pronave - Si do funksionojë nga viti i ardhshëm? Preken apartamentet bosh dhe vilat luksoze

Duke nisur nga viti i ardhshëm qytetarët që mbajnë apartamente të pashfrytëzuara në Tiranë dhe ata me vila në bregdet do të jenë objekt i një takse të lartë prone.
Kjo iniciativë vjen si pjesë e paketës fiskale 2027. Sipas nismës së parashikuar dhe tashmë të bërë publike nga Kryeministri Edi Rama, do të aplikohet “super taksë” vetëm për apartamentet bosh në Tiranë, me synimin për të nxitur pronarët që t’i vënë në përdorim banesat e tyre dhe për të shmangur mbajtjen e tyre të pashfrytëzuara për periudha të gjata.
Kjo iniciativë do të bëjë që të dalin në treg për shitje më shumë prona, çka mund të ndikojë edhe në uljen e çmimeve të tregut të pasurive të paluajtshme, por nga ana tjetër mund të nxisë pronarët që të lidhin kontrata afatgjata qiradhënie dhe në këtë mënyrë të paguajnë 15 % të tatimit mbi qiranë në buxhetin e shteti.
Për të vënë në jetë këtë iniciativë parashikohet rishikimi edhe njëherë i draftligjit për taksimin e pasurive të paluajtshme, ku versioni i ri pritet të hidhet për konsultim brenda këtij viti.
Ndërkohë, në fokus të kësaj politike fiskale do të jenë edhe vilat në bregdet, pra në një distancë 300 metra nga bregdeti, për të cilat parashikohet një taksë e lartë.
Ndërsa projektligji i pronave do të ruajë të njëjtën filozofi, ku do të caktohet një % takse për banesat, dhe për banesën e parë do të aplikohet ulje në masën 50%.
Nisma synon të ndryshojë mënyrën e trajtimit fiskal të pronave të paluajtshme, duke vendosur një mekanizëm që synon të dekurajojë mbajtjen e apartamenteve bosh në kryeqytet dhe të përfshijë në skemën e re edhe pronat rezidenciale në vijën bregdetare.
Detajet mbi nivelin e taksimit, kriteret që do të përcaktojnë një apartament si të pashfrytëzuar dhe mënyrën e llogaritjes së detyrimit për vilat në bregdet janë në proces diskutimi dhe pritet të përcaktohen në kuadër të rishikimit të projektligjit.
Taksë për makinat e turistëve/ E-Vinjeta, modeli europian i taksimit, si do llogaritet
Automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri pritet të përfshihen në një skemë të re taksimi për përdorimin e rrugëve. Një prej alternativave që po......
14.57 mld lekë për ujësjellësit - Financimi i brendshëm shkon në 10 mld lekë, 4.57 mld lekë nga grantet dhe kreditë
Mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve parashikohet në rritje të lehtë gjatë vitit 2027, duke shkuar në 14.57 mld lekë, nga 14.36 që......
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit - Cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë?
Shqipëria do të shpenzojë rreth 5.16 miliardë lekë për ringritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Në projektbuxhetin për vitin 2027 zbulohen kostot që do......
500 mln lekë për strehimin - Financohen projekte për komunitetet e pafavorizuara në 25 bashki
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon më shumë fonde për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Buxheti i këtij institucioni pritet të arrijë në 42.01......
Evropa hap rezervat - 11 vende të BE-së nxjerrin 20,5 mln fuçi naftë për të përballuar rrezikun e mungesave
11 vende të Bashkimit Europian kanë rënë dakord të nxjerrin 20,5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike deri në fund të janarit 2027, në përpjekje për të......
Turqia befason sërish - Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord, mbi 51 miliardë dollarë në nëntë muaj
Turqia ka regjistruar të ardhurat më të larta nga turizmi në historinë e saj, duke arkëtuar mbi 51,2 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit 2026.......
Ndihma sociale, sa përfitojnë? - 31,49 miliardë lekë më 2027, mbi 95% për pagesat ndaj familjeve dhe individëve
Programi i përkujdesit social në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të financohet me rreth 31,49 miliardë lekë në vitin 2027. Pjesën......
Inxhinieria, me godinë të re - 282,3 milionë lekë për fakultetin, mbi 708 milionë për infrastrukturën shkollore
Universitetet, konviktet dhe shkollat përfshihen në planin e investimeve të projektbuxhetit 2027, me financime për ndërtime, rikonstruksione dhe pajisje nga......

