Ulen çmimet e ushqimeve? - Si do të monitorohet zbritja e TVSH-së në 6 %

Qeveria parashikon uljen e TVSH-së për 54 produkte të shportës ushqimore me 14% nga 1 janari 2027. Pra e thënë ndryshe, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që do të aplikohet për këto produkte nuk do të jetë 20%, por 6%.
Ulja e TVSH-së për produktet ushqimore, e parashikuar në paketën fiskale 2027, synon të lehtësojë barrën financiare për konsumatorët, në një kohë kur çmimet e produkteve bazë vijojnë të jenë një nga shqetësimet kryesore për familjet shqiptare si dhe përbëjnë peshën më të lartë të shpenzimeve të buxheteve të tyre.
Por a do të thotë kjo automatikisht ulje çmimesh për këto produkte?
Efekti real i kësaj ndërhyrjeje fiskale në çmimet përfundimtare mbetet për t'u parë. Ulja e taksës nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve në të njëjtën masë, pasi reflektimi i saj varet edhe nga sjellja e operatorëve ekonomikë përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit.
Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se për të garantuar që përfitimi nga ulja e TVSH-së të shkojë te konsumatori, po parashikohen mekanizma monitorimi të tregut. Në rastet kur bizneset nuk reflektojnë uljen e taksës në çmimet e produkteve, mund të ndërmerren masa nga institucionet përgjegjëse, përmes strukturave të kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Ndërkohë, mënyra konkrete se si do të funksionojnë këta mekanizma kontrolli mbetet ende në diskutim, por një ndër to është përmes verifikimit të marzheve të fitimit që kanë kompanitë aktualisht.
Megjithatë pritet të përcaktohet mekanizmi i qartë se si do të monitorohen çmimet përpara dhe pas hyrjes në fuqi të ndryshimit fiskal, si dhe cilat do të jenë instrumentet që do të përdoren për të evidentuar rastet kur ulja e TVSH-së nuk përcillet te konsumatori.
Një nga sfidat kryesore do të jetë pikërisht garantimi i transparencës në treg dhe shmangia e situatave kur përfitimi nga ulja e taksës përthithet nga marzhet e tregtimit, pa sjellë një ndryshim të ndjeshëm në faturën e konsumatorëve.
Paralelisht me ulen e TVSH-së për ushqimet, në fillim të vitit që vjen do të aplikohet rritja e TVSH-së së përgjithshme në nivelin 21 %, çka pritet të sjellë dhe një rritje të kostos së produkteve dhe shërbimeve.
Gjysma e huasë, “për një çati” - Kreditë për banesa arrijnë nivelin më të lartë. Leku fiton terren
Kredia për blerjen e një banese po rritet me ritme shumë më të shpejta se huadhënia në tërësi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm gjatë......
Saranda lë pas Durrësin për pasagjerët/ Porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Transporti detar në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në volumin e mallrave të transportuara, ashtu edhe në numrin e......
Gjysma e huasë, “për një çati”/ Kreditë për banesa arrijnë nivelin më të lartë. Leku fiton terren
Kredia për blerjen e një banese po rritet me ritme shumë më të shpejta se huadhënia në tërësi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm gjatë......
Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal me rëndësi për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B, Edicioni IV, “SHE RISES”,......
Zgjedhjet në maj - Presidenti cakton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri do të zhvillohen më 9 maj 2027. Data është dekretuar nga Presidenti i Republikës, pas konsultimeve me......
Ndryshojnë çmimet - Nafta 218 lekë, benzina 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën në Shqipëri. Nga ora 15:00 e 30 tetorit, nafta do të tregtohet me pakicë deri......
Përfundon aksi/ ARRSH: Mbyllet loti i dytë i rrugës Papër–Ura e Grykshit
Ka përfunduar loti i dytë i rrugës Papër–Ura e Grykshit, me të gjithë parametrat e sigurisë rrugore. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar......
Vjen super taksa e pronave - Si do funksionojë nga viti i ardhshëm? Preken apartamentet bosh dhe vilat luksoze
Duke nisur nga viti i ardhshëm qytetarët që mbajnë apartamente të pashfrytëzuara në Tiranë dhe ata me vila në bregdet do të jenë objekt i një takse të lartë......

