Shqipëria Postuar më 31 October 2026, 09:58

15.5 mln turistë, synimi i 2027 - Projektbuxheti/ Parashikohet rritja e strukturave akomoduese në 2,150

Nga Diamila Leka

15.5 mln turistë, synimi i 2027 - Projektbuxheti/ Parashikohet rritja e

Turizmi pritet të vijojë të japë një kontribut prej rreth 33% në Prodhimin e Brendshëm Bruto edhe gjatë periudhës 2027-2029. Ky është një nga objektivat e parashikuara në relacionin e projektbuxhetit 2027, ku qeveria ka përcaktuar edhe treguesit që synon të arrijë në sektorin e turizmit gjatë tre viteve të ardhshme.

Sipas dokumentit, punësimi në këtë sektor pritet të rritet gradualisht, nga 8.6% në vitin 2026, në 8.7% në vitin 2027 dhe 8.8% në vitet 2028-2029.

Ndërkohë, numri i strukturave akomoduese synohet të arrijë në 2,100 në vitin 2027 dhe të rritet në 2,150 deri në vitin 2029. Në fokus është edhe agriturizmi, ku objektivi është zgjerimi i numrit të bizneseve nga 400 në vitin 2027, në 650 në fund të periudhës.

Sa i përket flukseve turistike, dokumenti parashikon rritjen e numrit të shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri, nga 15.5 milionë në vitin 2027, në 16 milionë në vitin 2029. Ndërsa vizitorët në sitet kulturore synohet të arrijnë në 950 mijë në vitin 2027 dhe 980 mijë në vitin 2029.

Një tjetër objektiv i përcaktuar është diversifikimi i produktit turistik, me synimin për të nxitur zhvillimin e një turizmi gjithëvjetor dhe për të reduktuar përqendrimin e aktivitetit në sezonin veror.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat