Shqipëria Postuar më 31 October 2026, 12:55

Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë, investim 26 milionë lekë 

Nga Ernilda Luzi

Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë,

Bashkia e Divjakës ka shpallur garën për ndërtimin e një tregu të ri peshku në lagunën e Karavastasë, në zonën e njohur si “Rezi”, pranë Kanalit të Vaut. Fondi limit i parashikuar për këtë projekt është rreth 26 milionë lekë.

Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti synon krijimin e një hapësire të dedikuar për tregtimin dhe ekspozimin e produkteve të peshkimit në këtë zonë.

Tregu i ri parashikohet të jetë një godinë njëkatëshe me sipërfaqe 22 metra katrorë. Projekti përfshin gjithashtu sistemimin e territorit përreth, me gjelbërim.

Në projekt janë parashikuar edhe ambiente për ekspozimin e specieve ujore, instalime elektrike dhe hidraulike, si dhe ndërtimi i një dhome frigoriferike për ruajtjen e produkteve. Për funksionimin e tregut do të realizohen gjithashtu rrjeti i furnizimit me ujë, kanalizimet dhe gropat septike. Ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin e hapësirës ku do të zhvillohet aktiviteti tregtar.

Ndërtimi i tregut të ri synon të krijojë një pikë të organizuar për tregtimin e peshkut në Lagunën e Karavastasë, duke pëmirësuar kushtet e zhvillimit të aktivitetit tregtar në këtë sektor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat