Ekonomia fiton besim - BSH: Shërbimet dhe industria më optimiste, ndërsa ndërtimi dhe tregtia shënojnë rënie

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi është përmirësuar gjatë muajit tetor, por jo në të gjithë sektorët. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.4 pikë, duke qëndruar 8 pikë mbi mesataren historike.
Me fjalë të thjeshta, bizneset dhe qytetarët kanë një perceptim disi më pozitiv për ekonominë, krahasuar me muajin e kaluar. Megjithatë, kjo rritje mbështetet kryesisht nga industria, shërbimet dhe konsumatorët, ndërsa ndërtimi dhe tregtia kanë dhënë sinjale më të dobëta.
Përmirësimin më të madh e shënoi sektori i shërbimeve, ku besimi u rrit me 3.2 pikë. Bizneset e këtij sektori raportojnë më shumë kërkesë për shërbimet e tyre dhe një ecuri më të mirë të aktivitetit.
Edhe industria regjistroi rritje të besimit me 2.5 pikë, duke ndërprerë rënien e tre muajve të mëparshëm. Përmirësimi lidhet kryesisht me prodhimin aktual, ndërsa porositë nga eksportet vijojnë të jenë një pikë e dobët.
Në kahun tjetër, ndërtimi shënoi rënien më të fortë, me 5.7 pikë. Kjo lidhet kryesisht me pakësimin e kontratave të porositura, por edhe me një aktivitet më të dobët ndërtues. Edhe tregtia regjistroi rënie të besimit me 3.5 pikë, për shkak të vlerësimeve më pak optimiste për shitjet dhe pritjeve më të dobëta për punësimin.
Një sinjal pozitiv vjen nga konsumatorët. Besimi i tyre u rrit me 1.1 pikë. Familjet janë më optimiste si për gjendjen e tyre financiare, ashtu edhe për ekonominë në të ardhmen. Gjithashtu, janë përmirësuar pritjet për blerjet e mëdha, si mobiliet apo pajisjet elektroshtëpiake, megjithëse gatishmëria për këto shpenzime mbetet ende e ulët.
Në tërësi, vrojtimi tregon se klima ekonomike po përmirësohet gradualisht, por kjo prirje nuk është e njëjtë në të gjithë ekonominë.
Turizmi, synimi sfidon shifrat/ Sa realiste janë parashikimet për 15.5 milionë të huaj në vitin 2027?
Qeveria synon 15.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj në vitin 2027. Projeksioni i “Scan Intel” tregon se për arritjen e këtij objektivi do të nevojitej një rritje prej rreth 18.5%, ndjeshëm më e lartë se ritmi aktual.
Hakerët godasin sërish - Sulmi përhapet në supermarketet europiane, frigoriferët arrijnë 50 gradë C
Një valë e re sulmesh kibernetike ka goditur supermarketet në Europë, duke vënë në shënjestër sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në disa vende. Incidentet......
75.4 mld lekë për infrastrukturën - Projektbuxheti 2027, investime në rrugë, porte, hekurudha dhe ujësjellës
Komisioni parlamentarpër Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka diskutuar projektbuxhetin 2027, ku Infrastruktura dhe energjia zënë......
Bateritë, larg landfillit - Projektligji/ Qeveria propozon 5 mijë pika grumbullimi
Shqipëria synon të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të baterive, përmes një sistemi të ri grumbullimi, trajtimi dhe riciklimi. Projektvendimi i ri parashikon......
Buxheti mbi 10 mld euro - Pensionet, pagat e policisë dhe investimet marrin më shumë fonde në vitin 2027
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon për herë të parë shpenzime publike mbi 10 miliardë euro, me fokus te pensionet, mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia......
9.2 banesa për çdo 1,000 banorë/ Shqipëria kryeson Europën për shtëpi të përfunduara në raport me popullsinë
Shqipëria renditet e para në Europë për intensitetin e ndërtimit të banesave, me 9.22 banesa të përfunduara për çdo 1 mijë banorë gjatë vitit 2025. Të dhënat......
Nga “tullat”, tek konsumi/ Si po ndryshon ritmi i kredisë? Elbasanllinjtë për përditshmëri, korçarët për shtëpi
Kredia për konsum po rritet me ritëm më të shpejtë se financimi për blerjen e banesave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të......
BSH: Reformoni pensionet! - Buxheti dhe paketa fiskale 2027/ Ahmetaj: Efektet që do ketë në ekonomi
Banka e Shqipërisë vlerëson se projektbuxheti dhe paketa fiskale 2027 ruan kahun konsolidues të politikës fiskale, rrit qëndrueshmërinë e financave publike......

