Ndryshon punësimi në shtet - Rama: Hyrja në administratën publike, me provim. Krijohet Regjistri Kombëtar i Talenteve

Plani i ri i qeverisë për rekrutimin e punonjësve në administratën publike në bazë të meritokracisë, do të përfshijë realizimin e një testimi unik kombëtar për të gjithë kandidatët, krijimin e një katalogu të pozicionit dhe kompetencave, të një regjistri kombëtar talentesh dhe vlerësimi i vazhdueshëm i cilësisë së drejtimit.
Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi po ashtu se ata që e kalojnë provimin do të pajisen me një certifikatë, ndërsa në regjistrin kombëtar të talenteve mund të regjistrojnë kandidaturën e tyre të gjithë ata që duan të kontribuojnë për shtetin shqiptar.
“Shkalla e meritës, si ta bëjmë administratën një hapësirë ku vendit më të aftë t’i shërbejnë vendit nga fronti i administratës, të hyjnë. Pjesë e kësaj reforme është krijimi i Ministrisë së Administratës Publike. Hyrja në administratë, rekrutimi do të bëhet përmes një testimi kombëtar. Do të bëhet në bashkëpunim më QSHA i cili po zbaton modelin e testimeve të Kembrixh. Nga provimi merr një certifikatë që është e vlefshme për 4 vite. Përparimi gjatë karrierësd do të jetë në bazë të meritokracisë. Katalogu, regjistri kombëtar i talenteve. Të gjithë ata që duan të kontirbuojnë për shtetin shqiptar do të regjistrojnë kandidaturën e tyre. Pastaj sipas fushës së tyre të dijes do të informohen në kohë reale për të gjitha mundësitë që krijohen”, tha Rama.
Drejtimi i institucionit nuk duhet të jetë një privilegj i shkëputur nga rezultatet. Ministrja për Administratën Publike Adea Pirdeni u shpreh se do të nisë edhe vlerësimi i punës së drejtuesve të institucioneve.
“Për secilën prej shkallëve të administratës po përgatitemi. Me sistemin kombëtar të testimit, kandidatët mund të testojnë njohuritë e tyre. Porta e hapur do të jetë gati në muajin dhjetor përmes transformimit të puna.gov.al. Katalogu kombëtar i pozicionit dhe kompetencave. Cilësia e drejtimit. Brenda këtij viti do të nisim një vlerësim të tërë përmes një mekanizmi të jashtëm, të vlerësojmë si drejtuesit tani marrin vendimet. Ecuria e shkallës së meritës do të pasqyrohet në Pasqyrë Albania”, tha Pirdeni.
Sipas tyre, inteligjenca artificiale do të bëjë të mundur të mosndërhyhet në sistemin e provimit unik dhe rrisë transparencën.
Fonde për sigurimet shoqërore - Ibrahimaj: 70% e buxhetit të ministrisë, për financimin e diferencës së skemës
Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për vitin 2027 do të shkojë për financimin e diferencës të skemës së sigurimeve......
Ekonomia fiton besim - BSH: Shërbimet dhe industria më optimiste, ndërsa ndërtimi dhe tregtia shënojnë rënie
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi është përmirësuar gjatë muajit tetor, por jo në të gjithë sektorët. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së......
Turizmi, synimi sfidon shifrat/ Sa realiste janë parashikimet për 15.5 milionë të huaj në vitin 2027?
Qeveria synon 15.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj në vitin 2027. Projeksioni i “Scan Intel” tregon se për arritjen e këtij objektivi do të nevojitej një rritje prej rreth 18.5%, ndjeshëm më e lartë se ritmi aktual.
Hakerët godasin sërish - Sulmi përhapet në supermarketet europiane, frigoriferët arrijnë 50 gradë C
Një valë e re sulmesh kibernetike ka goditur supermarketet në Europë, duke vënë në shënjestër sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në disa vende. Incidentet......
75.4 mld lekë për infrastrukturën - Projektbuxheti 2027, investime në rrugë, porte, hekurudha dhe ujësjellës
Komisioni parlamentarpër Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka diskutuar projektbuxhetin 2027, ku Infrastruktura dhe energjia zënë......
Bateritë, larg landfillit - Projektligji/ Qeveria propozon 5 mijë pika grumbullimi
Shqipëria synon të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të baterive, përmes një sistemi të ri grumbullimi, trajtimi dhe riciklimi. Projektvendimi i ri parashikon......
Buxheti mbi 10 mld euro - Pensionet, pagat e policisë dhe investimet marrin më shumë fonde në vitin 2027
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon për herë të parë shpenzime publike mbi 10 miliardë euro, me fokus te pensionet, mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia......
9.2 banesa për çdo 1,000 banorë/ Shqipëria kryeson Europën për shtëpi të përfunduara në raport me popullsinë
Shqipëria renditet e para në Europë për intensitetin e ndërtimit të banesave, me 9.22 banesa të përfunduara për çdo 1 mijë banorë gjatë vitit 2025. Të dhënat......

