Shqipëria nën sulme kibernetike - Koçiu: Afro gjysma synojnë infrastrukturat kritike. Rreth 25 incidente në 9 muaj

Pavarësisht numrit të madh të tentativave për sulme kibernetike, nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar vetëm 25 incidente kibernetike në vend, më pak se vitin e kaluar. Kështu është shprehur Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, e cila theksoi se sistemi i mbrojtjes ndaj sulmeve është përmirësuar.
“81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Ky është ritmi mesatar me të cilin janë përballur infrastrukturat tona digjitale gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti. 81 tentativa në minutë, pothuajse 32 milionë në 9 muaj dhe ndoshta pyetja që do të duhet t’i bëjmë të gjithë vetes nuk është sa herë na sulmojnë, por çfarë do të ndodhte nëse njëri, nëse vetëm njëri prej këtyre sulmeve do të kishte sukses. Sot për hir të vërtetës, kemi një sistem mbrojtjeje më të fortë dhe institucione shumë më të përgatitura. Nga gati 32 milionë tentativa sulmesh gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, pothuajse gjysma kanë synuar drejtpërdrejt infrastrukturat kritike”, tha Koçiu.
Sipas Drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Bledar Kazia, inteligjenca artificiale përveçse ka pasur një rol domethënës në digjitalizimin e shërbimeve të qytetarëve, është gjithashtu një mjet që përdoret nga aktorët keqdashës për të lehtësuar sulmet ndaj Shqipërisë.
“Aktorët keqdashës që ne kemi, thjesht po avancojnë, kjo edhe falë inteligjencës artificiale. Shumë herë inteligjenca artificiale shikohet si diçka pozitive që patjetër është shumë pozitive dhe po e shikojmë dita-ditës edhe në ofrimin e shërbimeve digjitale për qytetarët. Por ka edhe anën tjetër të medaljes që është pjesa e sigurisë, sepse aq sa na ndihmon në mbrojtjen e infrastrukturave tona, në zhvillimin e sistemeve tona, aq është edhe e rrezikshme për sa i përket përdorimit të cenueshmërive të këtyre sistemeve, për të bërë të mundur pastaj sulmin ndaj tyre”, tha Kazia.
Ndërkohë, për herë të parë gjatë këtij viti, në klasën e parë u shtua edhe lënda e sigurisë kibernetike.
Dyfishohet bonusi i pensioneve - Kush janë kategoritë që përfitojnë 220 milionë euro gjatë 2027-ës?
Afro 20 miliardë lekë apo 220 milionë euro do të shpërndahen për pensionistët në formë bonusi mujor, duke filluar nga Janari 2027. Shuma e parave që do të......
Po kërkoni punë? - Mundësi të reja punësimi. Janë 5,500 vende të lira
Mijëra mundësi të reja punësimi janë në dispozicion të qytetarëve që janë në kërkim të një vendi pune. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të......
Drejtësia drejt zgjerimit masiv - Propozohen mbi 500 vende të reja pune
Sistemi gjyqësor shqiptar pritet t'i nënshtrohet një zgjerimi të konsiderueshëm të personelit gjatë katër viteve të ardhshme, me krijimin e 503 pozicioneve të......
9.94 mld lekë për portin e ri - Planifikohet financimi i Porto Romanos, vlera totale e projektit 47.18 mld lekë
Gati 9.95 mld lekë parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2027 për fazën e parë të ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano. Investimi përfshihet në......
Tatimet mbledhin 45 milionë euro vetëm në Tetor
Pavarësisht rënies së volumeve tregtare si pasojë e protestave, të ardhurat tatimore edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti kanë ardhur në rritje duke......
Ndryshon punësimi në shtet - Rama: Hyrja në administratën publike, me provim. Krijohet Regjistri Kombëtar i Talenteve
Plani i ri i qeverisë për rekrutimin e punonjësve në administratën publike në bazë të meritokracisë, do të përfshijë realizimin e një testimi unik kombëtar......
Fonde për sigurimet shoqërore - Ibrahimaj: 70% e buxhetit të ministrisë, për financimin e diferencës së skemës
Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për vitin 2027 do të shkojë për financimin e diferencës të skemës së sigurimeve......
Ekonomia fiton besim - BSH: Shërbimet dhe industria më optimiste, ndërsa ndërtimi dhe tregtia shënojnë rënie
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi është përmirësuar gjatë muajit tetor, por jo në të gjithë sektorët. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së......

