SICRED sjell sigurimet online - Policat blihen në pak minuta

Nga pagesat me kartë te blerjet, rezervimet dhe shërbimet e ndryshme, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me bizneset. Në një treg gjithnjë e më digjital, ku shpejtësia dhe thjeshtësia janë kthyer në kërkesa të përditshme, edhe industria e sigurimeve po përshtatet me nevojat e reja të klientëve.
Kompania SiCRED ka sjellë mundësinë e blerjes online të dy produkteve: Sigurimin e Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim, si dhe Sigurimin e Jetës dhe Aksidenteve Personale. Përmes platformës digjitale, qytetarët mund të zgjedhin produktin, të plotësojnë të dhënat, të kryejnë pagesën online dhe të marrin policën e sigurimit drejtpërdrejt në email, brenda pak minutash dhe pa qenë e nevojshme të paraqiten në zyrat e kompanisë.
Digjitalizimi nuk synon të zëvendësojë kontaktin e drejtpërdrejtë me klientin, por të zgjerojë mundësitë e marrjes së shërbimeve, duke garantuar më shumë fleksibilitet.
Me këtë zhvillim, SiCRED synon ta bëjë sigurimin më të aksesueshëm, duke u dhënë klientëve mundësinë të zgjedhin vetë se kur, ku dhe si dëshirojnë të sigurohen.
Sa ulen çmimet e ushqimeve? - Lista e produkteve që preken. Nga mishi, tek peshku, vezët e bulmeti
Duke nisur nga 1 janari 2027, 54 produkte kryesore të shportës ushqimore pritet të kushtojnë më pak për konsumatorët shqiptarë. Qeveria ka propozuar uljen e......
Energjia merr “hov”/ Bashkë me “real estate” dhe transportin shënojnë rritjen më të madhe të huave
Kredia e re për bizneset private u tkurr në shtator, duke ndërprerë ritmin më të fortë të financimit të regjistruar në disa sektorë gjatë muajve të mëparshëm.......
Gara për kreun e BQE - Eurozona kërkon pasuesin e Lagarde, afati deri më 6 nëntor
Bashkimi Evropian ka nisur procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri të Bankës Qendrore Evropiane, pas njoftimit për largimin e Christine Lagarde nga......
SHBA, në udhëkryq - Zgjedhjet vendosin fatin e Kongresit dhe ndikimin e Trump
Votuesit amerikanë votojnë sot në zgjedhjet e mesit të mandatit, në një garë që mund të ndryshojë ekuilibrat politikë në Uashington dhe t’i kufizojë pushtetin......
Serbia merr “vrull” - Ekonomia përshpejton rritjen. Por, a do të ruajë ritmin?
Ekonomia e Serbisë shënoi rritje prej 4% në tremujorin e tretë të vitit 2026, duke përshpejtuar ritmin krahasuar me 3.8% në tremujorin e dytë. Të dhënat......
4.27 miliardë euro shpenzime - Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin 2027
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2027, me shpenzime totale prej 4 miliardë e 270 milionë eurosh dhe investime kapitale që për herë të......
Shqipëria nën sulme kibernetike - Koçiu: Afro gjysma synojnë infrastrukturat kritike. Rreth 25 incidente në 9 muaj
Pavarësisht numrit të madh të tentativave për sulme kibernetike, nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar vetëm 25 incidente kibernetike në......
Dyfishohet bonusi i pensioneve - Kush janë kategoritë që përfitojnë 220 milionë euro gjatë 2027-ës?
Afro 20 miliardë lekë apo 220 milionë euro do të shpërndahen për pensionistët në formë bonusi mujor, duke filluar nga Janari 2027. Shuma e parave që do të......

