1 miliard lekë për bazën e NATO/ Porto-Romano, ndërtimi i infrastrukturës parashikohet të shtrihet në tre vite

Shqipëria parashikon të investojë rreth 1 miliardë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së bazës detare të NATO-s në Porto-Romano. Në projektbuxhetin për vitin 2027 zbulohet vlera e investimit që shteti shqiptar planifikon të kryejë për këtë projekt gjatë tre viteve të ardhshme.
Punimet parashikohet të nisin në vitin 2027, kur do të investohen 200 milionë lekë. Në vitin 2028 fondi arrin në rreth 383.6 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër, prej 416.4 milionë lekësh, është parashikuar për vitin 2029.
Por rëndësia e Porto-Romanos nuk lidhet vetëm me ndërtimin e një baze detare. Porti është edhe pika e nisjes së Korridorit VIII, i cili është përfshirë në planet ushtarake të NATO-s si pjesë e infrastrukturës kritike për sigurinë e Aleancës.
Ky korridor lidh bregdetin e Adriatikut me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Përveç transportit të mallrave dhe pasagjerëve, ai do të shërbejë edhe për lëvizjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake.
Në kushtet e tensioneve të shtuara në Evropën Lindore dhe pas luftës në Ukrainë, aftësia për të lëvizur shpejt forcat ushtarake dhe furnizimet është kthyer në një prioritet për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Kjo kërkon jo vetëm rrugë dhe hekurudha të përshtatshme, por edhe ura që përballojnë mjete të rënda dhe porte me kapacitete të mjaftueshme logjistike. Në rast krize, një infrastrukturë e tillë mundëson transport më të shpejtë të trupave, pajisjeve dhe furnizimeve drejt zonave ku nevojitet mbështetje ushtarake.
Por Korridori VIII ka edhe një rëndësi të drejtpërdrejtë ekonomike. Lidhja e porteve me rrjetet rrugore dhe hekurudhore të rajonit synon të lehtësojë transportin e mallrave, të përmirësojë tregtinë dhe të forcojë lidhjet ekonomike mes vendeve.
Kështu, Porto-Romano dhe Korridori VIII marrin një rëndësi të dyfishtë për Shqipërinë: nga njëra anë, forcojnë pozicionin e vendit në planet e sigurisë euroatlantike dhe, nga ana tjetër, krijojnë mundësi për zhvillimin e transportit dhe tregtisë në rajon.
1.25 mld lekë për universitetet - Kumbaro: Bursa deri në 25 mijë lekë, mbështetje edhe në Master
Mbështetja e studentëve mbetet prioritet i projektbuxhetit të Ministrisë së Arsimit. Kështu u shpreh ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të......
Shqipëria, buxhetin më të madh - Krahasimi i financave publike për banorë në rajon
Shqipëria ka projektbuxhetin më të lartë për vitin 2027 krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Sipas të dhënave në projektbuxhetet për vitin......
Britania shtrëngon rregullat - Emigrantët do të presin deri në 10 vjet për qëndrim të përhershëm
Qeveria britanike ka prezantuar rregulla më të rrepta për emigrantët që synojnë të vendosen përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas modelit të ri,......
Sëmundjet, zbulim me IA - Parashikohen 150 mln lekë investime deri në 2029
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, digjitalizimi i pushtetit vendor dhe modernizimi i sistemeve të drejtësisë janë disa nga drejtimet ku do të fokusohen......
Çmimet rriten mbi 6%/ Shqipëria mbetet ndër vendet me banesat më të lira në Europë
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme vijon të pozicionohet ndër më të përballueshmit në Europë për sa i përket çmimeve mesatare të banesave, por kjo nuk e......
SICRED sjell sigurimet online - Policat blihen në pak minuta
Nga pagesat me kartë te blerjet, rezervimet dhe shërbimet e ndryshme, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me bizneset. Në një......
Sa ulen çmimet e ushqimeve? - Lista e produkteve që preken. Nga mishi, tek peshku, vezët e bulmeti
Duke nisur nga 1 janari 2027, 54 produkte kryesore të shportës ushqimore pritet të kushtojnë më pak për konsumatorët shqiptarë. Qeveria ka propozuar uljen e......
Energjia merr “hov”/ Bashkë me “real estate” dhe transportin shënojnë rritjen më të madhe të huave
Kredia e re për bizneset private u tkurr në shtator, duke ndërprerë ritmin më të fortë të financimit të regjistruar në disa sektorë gjatë muajve të mëparshëm.......

