Çelet Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, pjesëmarrëse mbi 300 komani vendase dhe të huaja

Është çelur Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar për të 32-tin vit radhazi nga gjigandi i panaireve Klik Ekspo Group. TIF 32 mbledh mbi 300 kompani ekspozuese, mbi 65% e të cilave të jashtme, një mundësi e mirë për të nxitur bashkëpunimin midis bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja, por edhe tërhequr investime.
Gjatë ceremonisë hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i Klik Ekspo Group, Luel Muhametaj u shpreh se prej më shumë se tre dekadash, ndihma e këtyre njerëzve për të gjetur njëri-tjetrin, një klient të ri, partnerë të besueshëm, ose një mundësi për t'u rritur, ka qenë qëllimi i këtij panairi.
“Ky panair formëson modelin tonë të panairit të panaireve, duke sjellë ekspozita të specializuara të industrisë së bashku nën një çati. TIF Power bashkon energjinë, infrastrukturën, ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme. TIF Tech fokusohet te teknologjia dhe zgjidhjet digjitale. TIF Explore lidh turizmin me mikpritjen. Ndërsa TIF Agro bashkon bujqësinë, ushqimin dhe zinxhirët e furnizimit. Ndërkohë që Galeria e Kombeve shton dimensionin ndërkombëtar, duke lidhur bizneset nëpër vende dhe tregje”, tha Muhametaj.
Të pranishëm në ceremoni ishin jo vetëm bizneset, por edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi theksoi se Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer në një nga platformat më të mëdha të dialogut ekonomik ndërkombëtar në Shqipëri, ndersa listoi edhe disa nga planet e ardhshme në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.
“Vetëm para 3-4 ditësh unë kam nënshkruar fillimin e punimeve për impiantin e parë të erës të ndërtuar nga kompania austriake Verbund me kapacitet prej 75 MW, që është kapaciteti i parë i erës në Shqipëri me një përmasë të tillë. Brenda fundit të këtij viti ose fillimit të vitit pasardhës, ne do të ftojmë një ankand të ri në Shqipëri me kapacitet mbi 300 MW, që këtë herë do të ketë edhe bateritë si teknologji që do t'i shtohet këtyre impiantëve. Kemi plane për zgjerimin e rrjetit me linja transmetimi me Greqinë, jemi në plane bashkë me qeverinë italiane për të zhvilluar linjën e transmetimit Shqipëri-Itali dhe zgjerim kapacitetesh transmetuese në të gjithë vendin” tha Ministri.
Sipas Ministrit të Bujqësisë Andis Salla, transformimi që bujqësia synon të arrijë kërkon institucione të angazhuara, sipërmarrje të guximshme dhe investitorë që shohin potencialin e Shqipërisë, duke theksuar se ky panair është një mundësi për të krijuar partneritete, për të tërhequr investime dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik.
“Për këtë qëllim, përmes skemave kombëtare të mbështetjes, krahas subvencioneve direkte dhe fermerëve dhe garancisë sovrane, po i jam një mundësi gjithnjë e më të madhe bashkëpunimit të investimeve. Në bashkëpunim me Bashkitë kemi krijuar mbi 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor. Paralelisht po punojmë për ngritjen e një sistemi të sigurimeve në bujqësi, ku shteti do të mbështesë si pjesë e primit, duke i dhënë fermerit më shumë siguri për investimin e tij. Një tjetër prioritet është përmirësimi i aksesit në treg. Në këtë kuadër kemi nisur vlerësimin për ngritjen e një burse të produkteve bujqësore që do të rrisë transparencën, informacionin mbi çmimet dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të prodhuesve me blerësit. Gjithashtu, përmes mekanizmit të koncesionit me 10% të vlerës së faturave të shitjes, kemi arritur të mbështesim fermerët në uljen e kostove dhe formalizimin e aktiviteteve të tyre”, tha ai.
Panairi krijon hapësira për dialog, shkëmbim përvojash dhe bashkëpunime të reja ndërmjet institucioneve, kompanive dhe investitorëve vendas e të huaj.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%
Në mbledhjen e datës 3 nëntor 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%, si......
Urgjenca, objektivi 12 minuta/ Si krahasohet Shqipëria me përvojën europiane?
Tre minuta më pak pritje për ambulancën. Ky është objektivi i qeverisë për shërbimin e urgjencës mjekësore gjatë tre viteve të ardhshme, ndërkohë që......
Investimet rrugore për 2027 / Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka prezantuar në komisionin parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e......
Siguria kibernetike - 72 biznese në Shqipëri, 28 u regjistruan vitin e fundit
Siguria kibernetike po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në kushtet e zgjerimit të shërbimeve digjitale dhe......
“Po punojmë fort për BE” - Rama: Duhet ta bëjmë për hir tonë dhe për hir të fëmijëve tanë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në samitin e Euronews për Zgjerimin në Bruksel. Gjatë një interviste, Rama u shpreh se, synimi i Shqipërisë është të......
1 miliard lekë për bazën e NATO/ Porto-Romano, ndërtimi i infrastrukturës parashikohet të shtrihet në tre vite
Shqipëria parashikon të investojë rreth 1 miliardë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së bazës detare të NATO-s në Porto-Romano. Në projektbuxhetin për......
1.25 mld lekë për universitetet - Kumbaro: Bursa deri në 25 mijë lekë, mbështetje edhe në Master
Mbështetja e studentëve mbetet prioritet i projektbuxhetit të Ministrisë së Arsimit. Kështu u shpreh ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të......
Shqipëria, buxhetin më të madh - Krahasimi i financave publike për banorë në rajon
Shqipëria ka projektbuxhetin më të lartë për vitin 2027 krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Sipas të dhënave në projektbuxhetet për vitin......

