Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%
Në mbledhjen e datës 3 nëntor 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%, si dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 1.5% dhe 3.5%.
Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi:
Miratimin e paketës rregullative për funksionimin e sistemit të pagesave të menjëhershme IPSA dhe të sistemeve të pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH.
Kjo paketë përfshin miratimin e rregulloreve:
“Për funksionimin e Sistemit të pagesave të menjëhershme – IPSA”;
“Për funksionimin e Sistemit të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – AIPS”;
“Për funksionimin e Sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”;
“Për funksionimin e Sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”.
Miratimi i kësaj pakete krijon kuadrin rregullator për funksionimin e Sistemit të pagesave të menjëhershme IPSA dhe përshtat kuadrin e sistemeve ekzistuese me zhvillimet e reja në tregun e pagesave.
Sistemi IPSA do të mundësojë kryerjen e pagesave në lekë dhe euro në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit. Pagesat do të realizohen brenda një kohe maksimale prej 10 sekondash nga pranimi i tyre nga ofruesi i shërbimeve të pagesave të dërguesit. Zbatimi i këtij sistemi është pjesë e një projekti të përbashkët të pesë bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bankën e Shqipërisë, me infrastrukturë teknologjike dhe mbështetje operacionale të ofruara nga Banka e Italisë, sipas modelit të Sistemit evropian të pagesave të menjëhershme TIPS.
Rregulloret përcaktojnë rregullat e funksionimit të sistemeve, si dhe të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve. Ato mundësojnë ndërlidhjen e sistemit të ri me infrastrukturat ekzistuese dhe pasqyrojnë ndryshimet ligjore që zgjerojnë gamën e pjesëmarrësve në sistemet e pagesave të operuara nga Banka e Shqipërisë, në funksion të përafrimit me kuadrin e Bashkimit Evropian.
Në tërësi, këto zhvillime kontribuojnë në modernizimin e tregut shqiptar të pagesave, nxitjen e përdorimit të pagesave elektronike, formalizimin e ekonomisë dhe integrimin e mëtejshëm financiar të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Miratimin e rregullores “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë”.
Kjo rregullore synon krijimin e një tregu më efikas, konkurrues dhe transparent të pagesave me kartë, në përputhje me objektivat e integrimit evropian dhe zhvillimin e tregut shqiptar të pagesave. Rregullorja adreson tarifat e shkëmbimit (interchange), të cilat përbëjnë një komponent të rëndësishëm të kostos së pranimit të pagesave me kartë nga tregtarët. Nëpërmjet vendosjes së kufijve rregullatorë për këto tarifa, ajo synon të ulë kostot e pranimit të kartave dhe të krijojë kushte më të favorshme për zgjerimin e përdorimit të tyre.
Ulja e këtyre kostove pritet të nxisë më shumë tregtarë të pranojnë pagesa me kartë, duke zgjeruar mundësitë e konsumatorëve për të përdorur pagesat elektronike, si një alternativë më efikase dhe më të sigurt ndaj parasë fizike. Njëkohësisht, rregullorja synon forcimin e konkurrencës në tregun e pagesave dhe rritjen e transparencës së tarifave për përdorimin e instrumenteve të pagesës.
Miratimi i kësaj rregulloreje përmbush një nga detyrimet institucionale të Bankës së Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe kontribuon në modernizimin e tregut shqiptar të pagesave.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh edhe me informacione të tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.
Urgjenca, objektivi 12 minuta/ Si krahasohet Shqipëria me përvojën europiane?
Tre minuta më pak pritje për ambulancën. Ky është objektivi i qeverisë për shërbimin e urgjencës mjekësore gjatë tre viteve të ardhshme, ndërkohë që......
Investimet rrugore për 2027 / Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka prezantuar në komisionin parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e......
Siguria kibernetike - 72 biznese në Shqipëri, 28 u regjistruan vitin e fundit
Siguria kibernetike po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në kushtet e zgjerimit të shërbimeve digjitale dhe......
“Po punojmë fort për BE” - Rama: Duhet ta bëjmë për hir tonë dhe për hir të fëmijëve tanë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në samitin e Euronews për Zgjerimin në Bruksel. Gjatë një interviste, Rama u shpreh se, synimi i Shqipërisë është të......
1 miliard lekë për bazën e NATO/ Porto-Romano, ndërtimi i infrastrukturës parashikohet të shtrihet në tre vite
Shqipëria parashikon të investojë rreth 1 miliardë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së bazës detare të NATO-s në Porto-Romano. Në projektbuxhetin për......
1.25 mld lekë për universitetet - Kumbaro: Bursa deri në 25 mijë lekë, mbështetje edhe në Master
Mbështetja e studentëve mbetet prioritet i projektbuxhetit të Ministrisë së Arsimit. Kështu u shpreh ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të......
Shqipëria, buxhetin më të madh - Krahasimi i financave publike për banorë në rajon
Shqipëria ka projektbuxhetin më të lartë për vitin 2027 krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Sipas të dhënave në projektbuxhetet për vitin......
Britania shtrëngon rregullat - Emigrantët do të presin deri në 10 vjet për qëndrim të përhershëm
Qeveria britanike ka prezantuar rregulla më të rrepta për emigrantët që synojnë të vendosen përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas modelit të ri,......

