Inflacion rekord - Çmimet në eurozonë arrijnë nivelin më të lartë në tre vite

Inflacioni në eurozonë është rritur në nivelin më të lartë të tre viteve, duke arritur në 4% në tetor, nga 3.8% një muaj më parë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga kostot e larta të energjisë, ndërsa ekonomistët paralajmërojnë se presionet inflacioniste mund të shtohen edhe në muajt në vijim.
Ndërkohë, inflacioni bazë, që përjashton çmimet e luhatshme të ushqimeve dhe energjisë, mbeti i pandryshuar në 2.5%. Megjithatë, shtrenjtimi i naftës dhe gazit po përhapet gradualisht edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke rritur kostot e mallrave dhe shërbimeve.
Lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë, duke ushtruar presion mbi vendet e eurozonës, të cilat varen në masë të madhe nga importet. Për të frenuar inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur dy herë normat e interesit gjatë këtij viti, ndërsa në mbledhjen e fundit vendosi t'i mbajë ato të pandryshuara.
Megjithatë, sinjalet nga drejtues të disa bankave qendrore kombëtare, përfshirë ato të Gjermanisë dhe Italisë, po shtojnë pritshmëritë për një tjetër rritje të normave në dhjetor. Tregjet financiare parashikojnë gjithashtu dy deri në tri rritje të mundshme gjatë vitit të ardhshëm.
Presionet nuk kufizohen vetëm te energjia. Inflacioni në shërbime u rrit në 3.3%, ndërsa çmimet e produkteve industriale shënuan një rritje prej 1.2%. Edhe ushqimet vijuan të shtrenjtohen, me produktet e papërpunuara që kushtuan 4.6% më shumë se një vit më parë.
BQE parashikon që inflacioni të qëndrojë mbi 4% gjatë pjesës më të madhe të gjysmës së parë të vitit 2027, përpara se të nisë rënien. Një tjetër shqetësim mbetet niveli i ulët i rezervave të gazit, që mund të sjellë kosto më të larta ngrohjeje gjatë dimrit.
Ndryshojnë çmimet e karburanteve - Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më......
Ulja e çmimeve, si do monitorohet? - Malaj: Po diskutojmë ngritjen e bordit të përhershëm të transparencës
Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet pritet të sjellë një përfitim neto për familjet shqiptare në të gjitha fashat e të ardhurave. Duke iu përgjigjur......
Pagesat, më të sigurta - Projektligji i ri mbron transfertat e nisura para falimentimit të një banke
Pagesat financiare do të kenë më shumë garanci ligjore, edhe në rast se një bankë apo institucion tjetër pjesëmarrës në sistem falimenton. Ky është një nga......
Kapitali grek humbet terren/ Holanda kryeson, Bullgaria dhe Zvicra fitojnë më shumë peshë
Harta e investimeve të huaja në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Greqia, dikur investitorja më e madhe në vend, ka humbur pozicionin......
Shkurtime në arsim - Italia ul mijëra vende pune në shkolla. Shkak, rënia e lindjeve
Italia po shkurton numrin e mësuesve dhe punonjësve të tjerë në shkolla, ndërsa rënia e lindshmërisë po pakëson numrin e nxënësve. Masat e qeverisë kanë......
Tregjet rajonale, në fokus/ Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të zgjerohen në rajon?
Zgjerimi i aktivitetit të bizneseve shqiptare në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duket se lidhet ngushtë me përmirësimin e infrastrukturës, lehtësimin......
Pushteti vendor, 114.6 miliardë lekë buxhet në vitin 2027/ Rritje e transfertave për bashkitë
Mbështetja financiare për pushtetin vendor është një tjetër komponent i rëndësishëm i projektbuxhetit të vitit 2027. Buxheti vendor parashikohet në 114.6......
Pagesat e shpejta, sa kursejmë? - Sejko: Rreth 1.5% të PBB, ndërsa zëvendësimi i parasë fizike rreth 1 miliardë lekë në vit
Zhvillimi i pagesave të menjëhershme përmes projektit TIPS Clone pritet të sjellë rreth 38.7 miliardë kursime në vit. Kështu është shprehur Guvernatori i......

