Rreth 149 mln lekë për digat - Projektbuxheti 2027, përparësi investimeve në proces

Rreth 142 mln lekë parashikohen për digat në bashki gjatë vitit 2027, sipas tabelës së investimeve që shoqëron projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Krahasuar me planin e vitit 2026, prej rreth 205 mln lekë, financimi ulet me 56 mln lekë, ose 27.3%.
Fondi për Digat synon të mbështesë rehabilitimin dhe rikonstruksionin e digave të rezervuarëve, në funksion të parandalimit dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore. Edhe për vitin e ardhshëm, ai do të jetë pjesë e programit “Emergjencat Civile”, në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas aneksit të posaçëm të projektbuxhetit, përparësi në financim do të kenë investimet që janë në proces. Financimi i tyre do të përcaktohet në përputhje me ecurinë e punimeve, ndërsa Ministria e Mbrojtjes mund të kërkojë rialokime mes projekteve të fondit.
Për projektet e reja, njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jenë subjektet aplikuese dhe zbatuese. Thirrjet për aplikim parashikohet të fillojnë në nëntor të vitit 2026 dhe të vijojnë deri më 25 janar 2027.
Vlerësimi i propozimeve do të bëhet nga Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i kryesuar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ky komision do të miratojë edhe specifikimet, rregullat dhe kriteret për financimin e ndërhyrjeve.
Projektet e përzgjedhura duhet t’i dërgohen Këshillit të Ministrave, përmes Ministrisë së Mbrojtjes, brenda datës 1 shkurt 2027. Ndërsa miratimi i projekteve të reja fituese dhe i autoritetit kontraktor parashikohet të bëhet brenda datës 15 shkurt.
Mbi 4629 vetëprodhues të energjisë, OSSH: Kapaciteti i instaluar ka arritur në 320 megavat
Prodhimi i energjisë elektrike për nevoja vetjake po njeh një zgjerim të shpejtë në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë familje, biznese dhe institucione po......
Buka me drithëra vendase/ Kola: Rrit të mbjellat dhe aplikimin e bujqësisë rigjenerative
Buka është një nga ushqimet më të konsumuara në tryezat shqiptare, por mënyra e përpunimit të drithërave ndikon drejtpërdrejt në vlerat e saj ushqyese. Ndryshe......
Investimet e huaja direkte - Xhepa: Kapitali të orientohet drejt prodhimit, jo vetëm pasurive të paluajtshme
Shqipëria renditet e dyta në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, për vëllimin e investimeve të huaja direkte, por përqendrimi i tyre në pasuri të paluajtshme......
Rama për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga KE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të......
Shqipëria përparon drejt BE - Progres raporti: Synohet mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027
Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për vendet kandidate, që synojnë anëtarësimin në BE. Në raportin për Shqipërinë, nënvizohet se vendi......
Leku u forcua me 2.85%/ Shqipëria, ndër vendet me lëvizjet më të mëdha të kursit të këmbimit
Forcimi i lekut ndaj euros gjatë vitit 2025 e vendos Shqipërinë ndër vendet me lëvizjet më të theksuara të kursit të këmbimit në Europë. Sipas të dhënave të......
Fermerët, në protestë - Rreth 500 punonjës kërkojnë mbështetje përballë kostove në rritje në BE
Rreth 500 punonjës të sektorit bujqësor dhe përfaqësues sindikatash nga vende të ndryshme të Evropës protestuan të martën në Bruksel, duke kërkuar më shumë......
Si do kontrollohen “AirBnB”? - Malaj: Apartamentet që konstatohen bosh, paguajnë taksën
Apartamentet që punohen me qira ditore përmes platformave si “AirBnB” do të kenë kontroll të shtuar dhe do të jenë subjekt taksimi me qëllim uljen e......

