Rajoni, sa larg BE? - Raporti i progresit nxjerr në pah dallime të mëdha mes vendeve

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për zgjerimin nxjerr në pah dallime të mëdha në përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Mali i Zi kryeson procesin dhe synon t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti, ndërsa nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit parashihet, sipas një afati orientues, për qershor të vitit 2027.
Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt negociues dhe ka mbyllur katër kapituj. Ajo synon t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027, një objektiv që Komisioni e vlerëson ambicioz, por të arritshëm.
Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar në procesin e integrimit për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa Komisioni ngre shqetësime për ndikimet politike në drejtësi dhe korrupsionin.
Serbia nuk ka shënuar përparim në negociatat e anëtarësimit, ndërsa raporti evidenton përkeqësim në sundimin e ligjit, presion ndaj gjyqësorit dhe shoqërisë civile, si dhe nivel të ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së.
Bosnje dhe Hercegovina vazhdon të përballet me bllokada politike dhe ngecje të reformave, që pengojnë avancimin e saj drejt anëtarësimit.
Në përgjithësi, Komisioni thekson se ritmi i integrimit do të varet nga përparimi konkret në reforma, sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Bankat, me tregues pozitivë - Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar në Kosovë
Sektori bankar në Kosovë paraqitet i qëndrueshëm, me tregues pozitivë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredive. Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian në......
Greqia, rekord çmimesh - Me inflacionin 5.6%, vendi renditet ndër më të shtrenjtët në eurozonë
Greqia po përballet me një valë të re shtrenjtimi, ndërsa inflacioni arriti në 5.6% në tetor, duke e renditur vendin në vendin e tretë në eurozonë, së bashku......
Gara për kreun e BQE - BE synon emërimin e pasuesit të Lagarde në dhjetor
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian synojnë të emërojnë presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane në samitin e 17 dhe 18 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur......
"Kokën lart" - Kryeministri për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke deklaruar se Shqipëria ka marrë vlerësimin më të......
Procedurë e re për patentën - Digjitalizohet kontrolli mjekësor, dokumentet kalojnë online te DPSHTRR
Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e patentës. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe......
Rrjet ujësjellësi në Orikum - Projekt për furnizim 24 orë me ujë me fond 7.2 mln lekë
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka shpallur garën për studimin, projektimin dhe ndërtimin e rrjetit të brendshëm të furnizimit me ujë në Orikum.......
Progres në energji e transport - Raporti i Komisionit Evropian kërkon përshpejtim të reformave
Shqipëria ka shënuar përparim në sektorin e energjisë, veçanërisht në zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë elektrike, por vijon të përballet me sfida......
Rreth 149 mln lekë për digat - Projektbuxheti 2027, përparësi investimeve në proces
Rreth 142 mln lekë parashikohen për digat në bashki gjatë vitit 2027, sipas tabelës së investimeve që shoqëron projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Krahasuar......

