Ekonomia, “peng” i Tiranës/ Kryeqyteti gjeneroi mbi 80% të rritjes ekonomike në vitin 2024

Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Pesha e Tiranës në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit është rritur nga 44.1% në 46.9% brenda katër viteve, duke zgjeruar më tej dominimin e saj ekonomik ndaj qarqeve të tjera. Ndërkohë, diferencat në prodhimin ekonomik për banor nxjerrin në pah një Shqipëri që zhvillohet me ritme të ndryshme.
Sipas të dhënave të INSTAT-it për llogaritë rajonale, Tirana kryeson ndjeshëm renditjen me një PBB për frymë prej 15,454 eurosh, rreth 47% mbi mesataren kombëtare prej 10,515 eurosh. Në skajin tjetër qëndron Kukësi, me vetëm 5,645 euro për banor. Kjo do të thotë se vlera e prodhimit ekonomik për frymë në kryeqytet është 2.7 herë më e lartë se në Kukës.
Diferencat nuk kufizohen vetëm te këto dy qarqe. Pas Tiranës renditet Durrësi, me 11,441 euro për frymë, ndërsa Fieri regjistron 10,262 euro dhe Vlora 9,812 euro. Në pjesën e poshtme të renditjes, krahas Kukësit, gjenden Dibra me 6.058 euro, Berati me 6,083 euro dhe Elbasani me 6,475 euro për banor.
Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se vetëm Tirana dhe Durrësi e tejkalojnë mesataren kombëtare të PBB-së për frymë. Dhjetë qarqet e tjera mbeten poshtë këtij niveli, duke evidentuar diferencat e mëdha territoriale në aktivitetin ekonomik.
Pabarazia bëhet edhe më e dukshme kur analizohet kontributi në rritjen e ekonomisë. Tirana gjeneroi rreth 80% të rritjes reale kombëtare, ndërsa kontributi i disa qarqeve të tjera mbeti minimal. Kjo tregon se zhvillimi ekonomik nuk shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në territor.
Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në kryeqytet ngre pikëpyetje mbi mundësitë e zhvillimit të qarqeve të tjera, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës jashtë Tiranës. Diferencat e mëdha ekonomike mund të nxisin më tej lëvizjen e popullsisë drejt zonave me më shumë mundësi punësimi, duke përforcuar pabarazitë ekzistuese.
Investimet e mëdha të 2027-ës/ Cilat janë kriteret mbi të cilat janë zgjedhur?
Investimet Publike për vitin e ardhshëm janë planifikuar në afro 2 miliardë euro apo 250 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026, të cilat do......
Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë
Tregu i qirave në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025, me disa prej qyteteve kryesore që regjistrojnë ndër ndryshimet më të forta të......
Rajoni, sa larg BE? - Raporti i progresit nxjerr në pah dallime të mëdha mes vendeve
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për zgjerimin nxjerr në pah dallime të mëdha në përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Mali i Zi......
Bankat, me tregues pozitivë - Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar në Kosovë
Sektori bankar në Kosovë paraqitet i qëndrueshëm, me tregues pozitivë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredive. Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian në......
Greqia, rekord çmimesh - Me inflacionin 5.6%, vendi renditet ndër më të shtrenjtët në eurozonë
Greqia po përballet me një valë të re shtrenjtimi, ndërsa inflacioni arriti në 5.6% në tetor, duke e renditur vendin në vendin e tretë në eurozonë, së bashku......
Gara për kreun e BQE - BE synon emërimin e pasuesit të Lagarde në dhjetor
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian synojnë të emërojnë presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane në samitin e 17 dhe 18 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur......
"Kokën lart" - Kryeministri për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke deklaruar se Shqipëria ka marrë vlerësimin më të......
Procedurë e re për patentën - Digjitalizohet kontrolli mjekësor, dokumentet kalojnë online te DPSHTRR
Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e patentës. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe......

