Vlerësohet Banka e Shqipërisë - Raporti i fundit i KE 2026 konfirmon përafrimin me standardet evropiane

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerëson miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, duke evidentuar një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushën e politikës monetare.
Në vitin 2024, Komisioni Evropian kërkonte forcimin e garancive për pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Në vitin 2025, ndër rekomandimet kryesore renditej përafrimi i plotë i ligjit për Bankën e Shqipërisë me standartet e BE-së. Në raportin e vitit 2026 thuhet: “Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.” Ky formulim shënon kalimin nga përafrimi i pjesshëm në përafrim të plotë në dy fusha themelore. Raporti evidenton se ligji i ri për Bankën e Shqipërisë u miratua në tetor 2026.
Pavarësia e bankës qendrore është kërkesë kyçe e BE-së. Ajo mbështet vendimmarrjen monetare në funksion të mandatit të institucionit, ndërsa ndalimi i financimit monetar të sektorit publik vendos kufij të qartë ndaj financimit të drejtpërdrejtë të tij nga banka qendrore. Për këto dy shtylla, raporti konfirmon përafrimin e legjislacionit me standardet europiane.
Njëkohësisht, raporti rikonfirmon nivelin e lartë të përafrimit me rregullat evropiane për ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.
Vlerësimi i ri pozitiv vjen pas njohjes, në raportin e vitit 2025, të kontributit të Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Vlerësimet pozitive shtrihen edhe në modernizimin e pagesave. Raporti evidenton ndryshimet e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në kuadrin e sistemeve të pagesave. Sipas të dhënave të cituara në raport, pagesat elektronike u rritën me 23% gjatë vitit 2025. Komisioni pasqyron gjithashtu përgatitjet për sistemin e pagesave të menjëhershme, të bazuar në modelin TIPS, për të cilin bankat tregtare kanë nisur fazën e testimit.
Raporti përcakton edhe detyrat për vijimin e reformave si zbatimi i legjislacionit të pagesave, avancimin e infrastrukturës së pagesave të menjëhershme dhe përafrimin e mëtejshëm të rregullimit bankar me standartet e BE-së.
Shpërndani dividendin në 2026! - Malaj: Çdo vendim i marrë në 2027-ën, tatohet me 15 %
Kompanitë që e shpërndajnë dividendin brenda 31 Dhjetorit 2026 do të përfitojnë tatimin e tij në masën 8%, ndërsa çdo vendim i marrë nga 1 janari 2027 dhe në......
Ulet nafta/Bordi i Tranparencës: Nga 216 në 210 lekë për litër, benzina zbret në 169 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se......
Ekonomia, “peng” i Tiranës/ Kryeqyteti gjeneroi mbi 80% të rritjes ekonomike në vitin 2024
Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Pesha e Tiranës në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit është rritur nga 44.1% në 46.9%......
Investimet e mëdha të 2027-ës/ Cilat janë kriteret mbi të cilat janë zgjedhur?
Investimet Publike për vitin e ardhshëm janë planifikuar në afro 2 miliardë euro apo 250 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026, të cilat do......
Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë
Tregu i qirave në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025, me disa prej qyteteve kryesore që regjistrojnë ndër ndryshimet më të forta të......
Rajoni, sa larg BE? - Raporti i progresit nxjerr në pah dallime të mëdha mes vendeve
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për zgjerimin nxjerr në pah dallime të mëdha në përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Mali i Zi......
Bankat, me tregues pozitivë - Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar në Kosovë
Sektori bankar në Kosovë paraqitet i qëndrueshëm, me tregues pozitivë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredive. Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian në......
Greqia, rekord çmimesh - Me inflacionin 5.6%, vendi renditet ndër më të shtrenjtët në eurozonë
Greqia po përballet me një valë të re shtrenjtimi, ndërsa inflacioni arriti në 5.6% në tetor, duke e renditur vendin në vendin e tretë në eurozonë, së bashku......

