Serbia me 4 ditë pune? - Fituesit e zgjedhjeve propozojnë 32 orë punë në javë pa ulje të pagës

Lista Studentore në Serbi ka prezantuar një program të ri për ndryshimin e kushteve të punës dhe të drejtave sociale, ku një nga propozimet kryesore është java katërditore e punës, pa ulje të pagës. Sipas planit, punonjësit do të punonin 32 orë në javë, ndërsa do të përfitonin të njëjtën pagë. Ky model nuk do të ishte i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit, por do të zbatohej nga ata që vendosin ta adoptojnë.
Programi parashikon gjithashtu kufizimin e kontratave me afat të caktuar në maksimumi 12 muaj, pas së cilës punëtorët do të mund të përfitonin kontrata të përhershme. Synohet edhe forcimi i mbrojtjes nga largimet e padrejta nga puna dhe presioni për ndërprerjen e kontratave.
Një tjetër pjesë e propozimeve lidhet me rritjen e pagesave shtesë për punën në kushte të veçanta. Lista Studentore kërkon kompensim minimal prej 150% për punën gjatë festave zyrtare, 110% të dielave dhe 50% për punën gjatë natës ose jashtë orarit. Shtesa parashikohen edhe për punën me ndërrime dhe atë në terren.
Në paketën e masave përfshihen edhe përmirësime në të drejtat prindërore. Gratë e punësuara para shtatzënisë do të përfitonin pushimin e lehonisë pavarësisht llojit të kontratës, ndërsa për baballarët propozohet pushim tre-mujor pas lindjes së fëmijës. Për pushimin mjekësor gjatë 30 ditëve të para kërkohet kompensim prej të paktën 75% të pagës.
Programi synon gjithashtu të forcojë të drejtat e punonjësve jashtë orarit zyrtar, duke u njohur të drejtën për të mos iu përgjigjur kërkesave të punës pas përfundimit të ditës së punës. Masa të tjera lidhen me mbrojtjen e punëtorëve të angazhuar përmes platformave digjitale dhe agjencive të punësimit.
Ndryshime propozohen edhe në sistemin e pensioneve, përmes indeksimit dy herë në vit, rritjes së të ardhurave për pensionistët me pensione të ulëta dhe krijimit të një pensioni social për personat mbi 65 vjeç që nuk plotësojnë kushtet për pension kontributiv.
Megjithatë, këto janë propozime të Listës Studentore dhe nuk përbëjnë ende ndryshime të miratuara ligjore. Për t'u zbatuar, ato do të kërkonin ndryshime në legjislacionin serb.
Vlerësohet Banka e Shqipërisë - Raporti i fundit i KE 2026 konfirmon përafrimin me standardet evropiane
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerëson miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, duke evidentuar një hap të rëndësishëm drejt......
Shpërndani dividendin në 2026! - Malaj: Çdo vendim i marrë në 2027-ën, tatohet me 15 %
Kompanitë që e shpërndajnë dividendin brenda 31 Dhjetorit 2026 do të përfitojnë tatimin e tij në masën 8%, ndërsa çdo vendim i marrë nga 1 janari 2027 dhe në......
Ulet nafta/Bordi i Tranparencës: Nga 216 në 210 lekë për litër, benzina zbret në 169 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se......
Ekonomia, “peng” i Tiranës/ Kryeqyteti gjeneroi mbi 80% të rritjes ekonomike në vitin 2024
Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Pesha e Tiranës në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit është rritur nga 44.1% në 46.9%......
Investimet e mëdha të 2027-ës/ Cilat janë kriteret mbi të cilat janë zgjedhur?
Investimet Publike për vitin e ardhshëm janë planifikuar në afro 2 miliardë euro apo 250 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026, të cilat do......
Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë
Tregu i qirave në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025, me disa prej qyteteve kryesore që regjistrojnë ndër ndryshimet më të forta të......
Rajoni, sa larg BE? - Raporti i progresit nxjerr në pah dallime të mëdha mes vendeve
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për zgjerimin nxjerr në pah dallime të mëdha në përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Mali i Zi......
Bankat, me tregues pozitivë - Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar në Kosovë
Sektori bankar në Kosovë paraqitet i qëndrueshëm, me tregues pozitivë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredive. Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian në......

