Kilometri i fundit i negociatave - Rama: Fati i vendit, në duart tona. De Sousa: Do të vijojmë mbështetjen

Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, progresraportin e Komisionit evropian për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, kryeministri u shpreh se fati europian i Shqipërisë është sot i gjithi në duart tona.
“Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Natyrisht, kujdes, ky kilometër i fundit ka njëmijë metra të tjerë për të përshkuar dhe në çdo metër ka njëqind centimetra për të kapërcyer, një e nga një, duke harmonizuar të gjitha lëvizjet e organizimit të shtetit tonë në funksion të pikëmbërritjes historike.
Raporti tregon se krahasuar me një vit më parë, niveli i gatishmërisë së Shqipërisë është rritur dukshëm në të paktën 20 kapituj negociatash. Evidenton një përparim të rëndësishëm në një sërë fushash nga ekonomia dhe transformimi digjital, tek energjia, arsimi dhe përafrimi legjislacionit me standardet evropiane”, tha Rama.
Sipas kreut të ekzekutivit, mundësia që kemi sot për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE është unikale, është historike dhe nuk është aty si një e dhënë e palëvizshme një herë e përgjithmonë.
Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, vlerësoi se raporti pasqyron punën e vërtetë dhe të fortë të qeverisë shqiptare, ekipit negociator si dhe angazhimin e vazhdueshëm në rrugën drejt BE-së.
“Dje, Shqipëria mori dhe udhërrëfyesin orientues të anëtarësimit. Ai nuk vendos kushte të reja, as nuk ofron rrugë të shkurtra. Udhërrëfyesi pasqyron vetë synimin e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. Ky synim varet nga reformat dhe rezultatet konkrete. Shpejtësia nuk mund të ofrohet në dëm të cilësisë dhe gjithëpërfshirës, pra reformat kërkojnë konsultim të mirëfilltë dhe debat të hapur në Kuvend, që është përgjegjësi e të gjitha forcave politike në Shqipëri.
Synimi për t’u anëtarësuar në BE është një zgjedhje, të cilën e kanë bërë qytetarët shqiptarë dhe si e tillë u përket të gjithëve, si qeverisë dhe opozitës, ashtu edhe shoqërisë civile dhe komuniteteve vendore, prandaj janë kyçe konsultimet e vërteta dhe kuptimplota. Në fund të fundit, këto reforma nuk synojnë të kënaqin Brukselin, por të ndërtojnë një shoqëri të fortë, gjithëpërfshirëse dhe demokratike të gatshme për t’u bërë pjesë e bashkimit më të madh të demokracive në botë," u shpreh ambasadorja.
Ambasadorja de Sousa theksoi se BE do të vijojë të mbështesë çdo hap të Shqipërisë në ketë rrugëtim.
Modernizim sistemit të pagesave - Guvernatori Sejko, takim me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të BQE, Cipollone
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zhvilloi një takim me Piero Cipollone, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, i cili vizitoi Shqipërinë......
Pse kërcënohen avionët? - Vala e alarmeve për bomba ngre dyshime
Një valë e pazakontë alarmesh për bomba po trondit transportin ajror europian, duke detyruar avionë të ndryshojnë itineraret, aeroporte të ndërpresin......
Bizneset, optimiste për punësimin/ 80% në Shqipëri presin më shumë punonjës në pesë vitet e ardhshme
Tregu i punës në Shqipëri pritet të vijojë me një ecuri pozitive, të paktën sipas pritshmërive për zgjerimin e fuqisë punëtore në sektorin e biznesit. Të......
Gara globale për çipat - BE investon 525 milionë euro për të sfiduar dominimin aziatik
Bashkimi Europian po vë në dispozicion 525 milionë euro për të nxitur krijimin dhe zhvillimin e kompanive të reja që projektojnë çipa. Nisma e re, pjesë e......
Serbia me 4 ditë pune? - Fituesit e zgjedhjeve propozojnë 32 orë punë në javë pa ulje të pagës
Lista Studentore në Serbi ka prezantuar një program të ri për ndryshimin e kushteve të punës dhe të drejtave sociale, ku një nga propozimet kryesore është......
Vlerësohet Banka e Shqipërisë - Raporti i fundit i KE 2026 konfirmon përafrimin me standardet evropiane
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerëson miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, duke evidentuar një hap të rëndësishëm drejt......
Shpërndani dividendin në 2026! - Malaj: Çdo vendim i marrë në 2027-ën, tatohet me 15 %
Kompanitë që e shpërndajnë dividendin brenda 31 Dhjetorit 2026 do të përfitojnë tatimin e tij në masën 8%, ndërsa çdo vendim i marrë nga 1 janari 2027 dhe në......
Ulet nafta/Bordi i Tranparencës: Nga 216 në 210 lekë për litër, benzina zbret në 169 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se......

