Shpërndani dividendin në 2026! - Malaj: Çdo vendim i marrë në 2027-ën, tatohet me 15 %

Kompanitë që e shpërndajnë dividendin brenda 31 Dhjetorit 2026 do të përfitojnë tatimin e tij në masën 8%, ndërsa çdo vendim i marrë nga 1 janari 2027 dhe në vijim, do të tatohet me 15 për qind, qoftë ai dividend i trashëguar. Ministri i Financave, Petrit Malaj ka qartësuar se si do të aplikohet ndryshimi tatimor mbi dividendin.
“Parashikimet për dividendin janë bërë në përputhje me vlerësimet tona duke marrë parasysh ecurinë e viteve të tjera. Çdo vendim që merret deri më 31 dhjetor 2026 do tatohet me 8 për qind, çdo vendim dividendit që merret nga 1 janari 2027 do të bëhet me 15 për qind. Fitimet e trashëguara deri në 31 dhjetor 2026 nëse do marrin vendimin që do ta shpërndajnë si dividend, do të paguajnë 8 %. Nga 1 janari 2027 e në vazhdim, çdo vendim dividendi që merret për tu shpërndarë edhe nëse i takon viteve të mëparshme do të tatohen me 15 për qind. Në 2026 presim që kompanitë ti shpërndajnë”.
Sipas Ministrit, rritja e dividendit nuk parashikohet të sjellë rënie të investimeve nga kompanitë.
“Rritja dividendit nuk pengon fitimet. Investimet bëhen përpara shpërndarjes së fitimit. Dividendi që merr ne fund ortaku është si çdo e ardhur tjetër. Kjo është drejtësi fiskale. Presim më shumë subjekte që të shpërndajnë dividendin”.
Ministri u pyet nga deputetët lidhur edhe me masat që mund të ndërmarrë qeveria për sektorët që preken nga zhvlerësimi i euros, ku theksoi se qeveria nuk ndërhyn në këtë rast dhe se sipërmarrjet duhet të ndryshojnë modelin e të bërit biznes.
Ulet nafta/Bordi i Tranparencës: Nga 216 në 210 lekë për litër, benzina zbret në 169 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se......
Ekonomia, “peng” i Tiranës/ Kryeqyteti gjeneroi mbi 80% të rritjes ekonomike në vitin 2024
Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Pesha e Tiranës në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit është rritur nga 44.1% në 46.9%......
Investimet e mëdha të 2027-ës/ Cilat janë kriteret mbi të cilat janë zgjedhur?
Investimet Publike për vitin e ardhshëm janë planifikuar në afro 2 miliardë euro apo 250 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026, të cilat do......
Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë
Tregu i qirave në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025, me disa prej qyteteve kryesore që regjistrojnë ndër ndryshimet më të forta të......
Rajoni, sa larg BE? - Raporti i progresit nxjerr në pah dallime të mëdha mes vendeve
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për zgjerimin nxjerr në pah dallime të mëdha në përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Mali i Zi......
Bankat, me tregues pozitivë - Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar në Kosovë
Sektori bankar në Kosovë paraqitet i qëndrueshëm, me tregues pozitivë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredive. Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian në......
Greqia, rekord çmimesh - Me inflacionin 5.6%, vendi renditet ndër më të shtrenjtët në eurozonë
Greqia po përballet me një valë të re shtrenjtimi, ndërsa inflacioni arriti në 5.6% në tetor, duke e renditur vendin në vendin e tretë në eurozonë, së bashku......
Gara për kreun e BQE - BE synon emërimin e pasuesit të Lagarde në dhjetor
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian synojnë të emërojnë presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane në samitin e 17 dhe 18 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur......

