Gara për kreun e BQE - BE synon emërimin e pasuesit të Lagarde në dhjetor

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian synojnë të emërojnë presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane në samitin e 17 dhe 18 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i eurozonës, ndërsa gara për pasuesin e Christine Lagarde ka hyrë në fazën vendimtare.
Qeveritë e vendeve të eurozonës duhet të paraqesin kandidaturat deri më 6 nëntor, ndërsa ministrat e Financave do të shqyrtojnë ecurinë e procesit në takimin e tyre të 9 nëntorit. Lagarde njoftoi javën e kaluar se do të largohet nga detyra më 7 shkurt 2027, disa muaj përpara përfundimit të mandatit të saj.
Deri tani, Holanda ka konfirmuar se do të propozojë ish-guvernatorin e bankës qendrore, Klaas Knot, ndërsa Spanja pritet të paraqesë emrin e drejtuesit të Bankës për Shlyerjet Ndërkombëtare, Pablo Hernández de Cos.
Pas dorëzimit të kandidaturave, ministrat e Financave të eurozonës duhet të japin një rekomandim, ndërsa përpara emërimit do të konsultohen edhe Banka Qendrore Evropiane dhe Parlamenti Evropian. Ky i fundit nuk ka të drejtë vetoje, por duhet të shprehë qëndrimin e tij për kandidatin e propozuar.
Procesi mund të përfshijë edhe marrëveshje për dy vende të tjera në bordin ekzekutiv të BQE-së, atë të Isabel Schnabel, e cila largohet në janar 2027, dhe të kryeekonomistit Philip Lane, mandati i të cilit përfundon në maj të po atij viti.
Nëse palët nuk arrijnë të përfundojnë procedurat deri në dhjetor, emërimi mund të shtyhet për në janar 2027. Megjithatë, synimi i udhëheqësve evropianë është që drejtuesi i ri i institucionit më të rëndësishëm monetar të eurozonës të zgjidhet përpara fundit të vitit.
Vendimi përfundimtar do të përcaktojë drejtimin e politikës monetare të eurozonës në vitet e ardhshme. Zgjedhja e pasuesit të Lagarde konsiderohet një vendim kyç për stabilitetin financiar dhe ekonomik të Bashkimit Evropian.
"Kokën lart" - Kryeministri për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke deklaruar se Shqipëria ka marrë vlerësimin më të......
Procedurë e re për patentën - Digjitalizohet kontrolli mjekësor, dokumentet kalojnë online te DPSHTRR
Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e patentës. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe......
Rrjet ujësjellësi në Orikum - Projekt për furnizim 24 orë me ujë me fond 7.2 mln lekë
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka shpallur garën për studimin, projektimin dhe ndërtimin e rrjetit të brendshëm të furnizimit me ujë në Orikum.......
Progres në energji e transport - Raporti i Komisionit Evropian kërkon përshpejtim të reformave
Shqipëria ka shënuar përparim në sektorin e energjisë, veçanërisht në zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë elektrike, por vijon të përballet me sfida......
Rreth 149 mln lekë për digat - Projektbuxheti 2027, përparësi investimeve në proces
Rreth 142 mln lekë parashikohen për digat në bashki gjatë vitit 2027, sipas tabelës së investimeve që shoqëron projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Krahasuar......
Mbi 4629 vetëprodhues të energjisë, OSSH: Kapaciteti i instaluar ka arritur në 320 megavat
Prodhimi i energjisë elektrike për nevoja vetjake po njeh një zgjerim të shpejtë në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë familje, biznese dhe institucione po......
Buka me drithëra vendase/ Kola: Rrit të mbjellat dhe aplikimin e bujqësisë rigjenerative
Buka është një nga ushqimet më të konsumuara në tryezat shqiptare, por mënyra e përpunimit të drithërave ndikon drejtpërdrejt në vlerat e saj ushqyese. Ndryshe......
Investimet e huaja direkte - Xhepa: Kapitali të orientohet drejt prodhimit, jo vetëm pasurive të paluajtshme
Shqipëria renditet e dyta në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, për vëllimin e investimeve të huaja direkte, por përqendrimi i tyre në pasuri të paluajtshme......

