Rrjet ujësjellësi në Orikum - Projekt për furnizim 24 orë me ujë me fond 7.2 mln lekë

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka shpallur garën për studimin, projektimin dhe ndërtimin e rrjetit të brendshëm të furnizimit me ujë në Orikum. Fondi limit i parashikuar për këtë investim është 7 milionë e 217 mijë lekë.
Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti synon rehabilitimin dhe modernizimin e skemës ekzistuese të furnizimit me ujë të pijshëm, me qëllim garantimin e furnizimit 24 orë, me presion të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet e cilësisë së ujit.
Ndërhyrja parashikon përmirësimin e të gjithë infrastrukturës, duke nisur nga burimet e furnizimit, stacioni i pompimit, depoja e deri te rrjeti shpërndarës brenda qytetit. Një pjesë e rëndësishme e projektit është rehabilitimi i pusit të vjetër dhe rikthimi në funksion i sistemit të klorifikimit, për të garantuar sigurinë bakteriologjike të ujit.
Referuar dokumentit, një nga problemet kryesore të identifikuara në skemën aktuale është kapaciteti i kufizuar i linjës kryesore të transmetimit, e cila nuk arrin të përballojë nevojat e zonave të ndryshme të qytetit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Për këtë arsye, projekti parashikon ndërtimin e një linje të re kryesore nga depoja 2 mijë metër kub, si dhe krijimin e dy unazave të reja të furnizimit me ujë.
Konkretisht, Unaza 2 do të shtrihet në pjesën veriore të Orikumit, ndërsa Unaza 3 në pjesën perëndimore, përgjatë rrugës Kaonët. Ndërkohë, në unazën qendrore ekzistuese do të ndërtohet një rrjet i ri shpërndarës, duke zëvendësuar tubacionet e amortizuara, të cilat aktualisht shkaktojnë humbje uji dhe probleme me presionin.
Projekti parashikon gjithashtu instalimin e një sistemi qendror SCADA, i cili do të mundësojë monitorimin dhe kontrollin në distancë të puseve, stacionit të pompimit, depos dhe nyjeve kryesore të shpërndarjes.
Sipas dokumentit, infrastruktura e re do të projektohet për një periudhë 25-vjeçare, duke marrë në konsideratë jo vetëm nevojat aktuale të banorëve, por edhe rritjen e konsumit gjatë pikut të sezonit veror, për shkak të turizmit.
Përmes këtij investimi synohet përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, reduktimi i humbjeve në rrjet dhe garantimi i një shërbimi më të qëndrueshëm për banorët dhe vizitorët e zonës, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Progres në energji e transport - Raporti i Komisionit Evropian kërkon përshpejtim të reformave
Shqipëria ka shënuar përparim në sektorin e energjisë, veçanërisht në zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë elektrike, por vijon të përballet me sfida......
Rreth 149 mln lekë për digat - Projektbuxheti 2027, përparësi investimeve në proces
Rreth 142 mln lekë parashikohen për digat në bashki gjatë vitit 2027, sipas tabelës së investimeve që shoqëron projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Krahasuar......
Mbi 4629 vetëprodhues të energjisë, OSSH: Kapaciteti i instaluar ka arritur në 320 megavat
Prodhimi i energjisë elektrike për nevoja vetjake po njeh një zgjerim të shpejtë në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë familje, biznese dhe institucione po......
Buka me drithëra vendase/ Kola: Rrit të mbjellat dhe aplikimin e bujqësisë rigjenerative
Buka është një nga ushqimet më të konsumuara në tryezat shqiptare, por mënyra e përpunimit të drithërave ndikon drejtpërdrejt në vlerat e saj ushqyese. Ndryshe......
Investimet e huaja direkte - Xhepa: Kapitali të orientohet drejt prodhimit, jo vetëm pasurive të paluajtshme
Shqipëria renditet e dyta në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, për vëllimin e investimeve të huaja direkte, por përqendrimi i tyre në pasuri të paluajtshme......
Rama për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga KE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të......
Shqipëria përparon drejt BE - Progres raporti: Synohet mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027
Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për vendet kandidate, që synojnë anëtarësimin në BE. Në raportin për Shqipërinë, nënvizohet se vendi......
Leku u forcua me 2.85%/ Shqipëria, ndër vendet me lëvizjet më të mëdha të kursit të këmbimit
Forcimi i lekut ndaj euros gjatë vitit 2025 e vendos Shqipërinë ndër vendet me lëvizjet më të theksuara të kursit të këmbimit në Europë. Sipas të dhënave të......

